E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbarimi privat, nesër provimi i kualifikimit

Miratimi i ligjit për zyrën e përmbarimit privat do të sjell ditën e nesërme provimin për përmbaruesit të cilët do të jenë pjesë e këtij institucioni më të ri. Kështu sipas urdhrit të ministrit të drejtësisë Bujar Nishani për organizimin e provimit të kualifikimit të përmbaruesëve gjyqësorë privatë provimi i kualifikimit për ushtrimin e këtij profesioni do të zhvillohet më datë 28.06.2010, ora 10.00, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas urdhrit kandidatët kanë paraqitur kërkesën për aplikim së bashku me origjinalin ose kopjen e njehsuar të dokumentave të mëposhtme:

a)Diplomën dhe listën e notave, me anë të së cilës vërtetohet përfundimi i arsimit të lartë juridik;
b)Jetëshkrimin, (cv-në), librezën e punës, me anë të së cilës vërtetohet përvoja e punës 3 vjet si jurist
d) Kopje të pasaportës ose letërnjoftimit
e)Referencë ose rekomandim nga punëdhënësi i mëparshëm ose aktual
f)Formularin e plotësuar të vetëdeklarimit të gjendjes gjyqësore
g)Faturën bankare, e cila vërteton parapagimin e tarifës së pjesëmarrjes në provim. Tarifa e pjesëmarrjes në provim të jetë 8000 (tetëmijë) lekë.

Ndërkohë sipas Ministrit të Drejtësisë Bujar Nishani në një deklaratë në ceremoninë e mbylljes se misionit Euralius ka pohuar se ditën e nesërme nga provimi do të dalë edhe një përmbarues pasi pesë të tjerë janë zgjedhur në një tjetër provim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›