Shkrimi tek “Zëri”, Shkëlzen Berisha: Është trillim, nuk e njoh Vuk Hamovic
TIRANE- Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen, ka reaguar sot ndaj një shkrimi të botuar në gazetën “Zëri”, me titull “Sali Berisha, me “mafinë” serbe, kundër Kosovës”.
Shkëlzeni sqaron se ai nuk është takuar ndonjëherë me Vuk Hamovic dhe Damir Fazllic në Vjenë, me qëllim ndihmën për bizneset e tyre dhe pengim të projekteve energjetike që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë, gjë për të cilën ai akuzohet në shkrim.
Për djalin e kryeministrit, ky shkrim është një shpifje e ulët, pasi ai nuk e njeh fare biznesmenin serb Vuk Hamovic, të cilin akuzohet se e ka ndihmuar në projekte energjetike.
“Dëshiroj t’iu bëj me dije ju dhe mbarë opinionit të Kosovës që kjo është një shpifje e ulët, pasi unë nuk jam takuar kurrë dhe asnjëherë me z. Vuk Hamovic dhe as me ndonjë ndihmës, apo përfaqësues te tij, as në Vjenë e as në ndonjë vend tjetër të rruzullit, për asnjë lloj pune, apo biznesi, dhe madje nuk kam as njohje me të. Takimi i supozuar mes meje, z. Hamoviq dhe z, Fazlliq është fund e krye një trillim i ulët i artikullshkruesit. Në përputhje me kodin e etikës, kërkoj botimin e plotë të këtij përgënjeshtrimi në të njëjtën hapësirë dhe germë si gënjeshtra e botuar dje, të shoqëruar me ndjesën përkatëse për shpifjen e bërë ndaj meje”, shkruan Shkëlzen Berisha.
Gazeta “Zëri” shkruante dje se në mars të vitit 2011, është hapur tenderi për linjën e transmetimit të energjisë, Shqipëri-Kosovë, me kapacitet 400 kilovoltësh, projekt ky i cili financohet nga banka gjermane KFË, ku ndërtimi i kësaj linje midis Shqipërisë dhe Kosovës, do t’i sillte vendit pavarësinë nga linjat serbe.
Sipas këtyre burimeve, biznesmeni serb, Vuk Hamovic, njëri nga njerëzit më të pasur në Ballkan, i cili operon në këtë biznes, në bashkëpunim me Damir Fazllic janë takuar në Vjenë të Austrisë me djalin e kryeministrit, Shkelzen Berisha. “Biznesmenët serbë kanë paguar shuma të mëdha në instanca të larta shtetërore në Shqipëri, për bllokimin e ndërtimit të linjës”, shkruante dje gazeta.
(ma.ar/BalkanWeb)