E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Të hiqet imuniteti. Gjyqësori, i lirë nga politika

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu deklaroi se se duhet të hiqet imuniteti për zyrtarët e lartë dhe për gjyqtarët. Duke folur në konferencën e kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qëndrore dhe Lindore, Arvizu theksoi gjithashtu se transprarenca, pavarësia dhe heqja e imunitetit do të bënte të mundur një drejtësi sa më efektive
 

“Gjyqësorit të jetë i lirë nga politika, ajo kërkon edhe integritet personal. Nevoja për t`i rezistuar tundimit të parasë dhe ndërhyrjes së miqve dhe familjarëve. Asnjë hetim s`mund të zhvillohet pa hequr imunitetin. Nëse doni të përmirësoni perceptimin e publikut atëherë hiqni imunitetin ndaj zyrtarëve në politikë apo gjyqësor, sidomos nga procedimi penal”, tha kryediplomati amerikan në Tiranë.
 

Sipas tij përpara ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë.“Gjithkush është i njëjtë para Gjykatës, pavarësisht lidhjeve politike, pasurisë apo rracës, etnisë dhe ideologjisë. Kjo kërkon edhe një proces të rregullt ligjor. Ligji i shkruar drejt duhet të zbatohet drejt. Qytetarët duhet të besojnë se sistemi gjyqësori është më i miri për të zgjidhur mosmarrëveshjet”, tha Arvizu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›