E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbyllet me sukses nisma e Eagle, Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë

Më shumë foto te Galeria

Tiranë, 9 Shkurt NOA Kompania celulare Eagle
Mobile ka përmbyllur me sukses projektin Biznesi në Mbështetje të Fëmijëve
Jetimë, ku për një vit u përfshinë 25 kompani, shoqata biznesi, universitete,
shkolla, spitale, përfaqësues të mediave, etj. Ishte hera e parë që në vendin
tonë u ndërmor një nismë e tillë në mbështetje të fëmijëve jetimë.

Të gjitha subjektet e përfshira në këtë
projekt kontribuuan drejtpërdrejtë për jetimët, bazuar në fushën e tyre të aktivitetit,
duke ndërmarrë projekte, duke bërë sponsorizime dhe aktivitete për këtë pjesë
të shoqërisë sonë.

Shuma totale e shpenzuar nga të gjitha
kompanitë dhe bizneset pjesëmarrësve në nismë është mëse 120 mijë Euro. Ato
kanë shkuar kryesisht në formë ndihmash tek fëmijët jetimë.

Në përmbyllje, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle
Mobile, z. Ali Taskin në fjalën e mbajtur ka falënderuar të gjithë kompanitë
dhe subjektet mbështetëse pjesëmarrëse dhe shtoi se të gjithë kjo nismë ishte
diçka qe nuk ishte bërë më parë.

Për herë të parë sektori privat u mblodh dhe
ndihmoi Fëmijët Jetimë. Vitin që kaluam interesimi dhe përkujdesja ndaj
fëmijëve pati një rritje të ndjeshme. Gëzuan më shumë, shëtitën më shumë, u
kënaqën më shumë dhe kuptuan që nuk janë vetëm, tha Taskin.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi me biznesin dhe
institucionet e tjera do të vazhdojë, por këtë herë në fushën e mjedisit, ku do
të hidhen hapa të mëtejshëm e të suksesshëm.

Roli i mediave ka qenë mjaft i rëndësishëm në
këtë nismë, dhe z. Taskin i ka ftuar ata që të mbështesin edhe më tej këto
mesazhe mjaft me vlerë dhe projekte që ndryshojnë jetë njerëzish.

Presidenti i Çalik Holding për Evropën
Juglindore dhe Ballkanin z. Orhan Coskun tha se një ndër parimet kryesore të
Çalik Holding është ndihma ndaj shtresave në nevojë. Kjo dëshmohet qartë nga
kontributi i menjëhershëm dhe pa hezitim i Çalik Holding me anë të kompanive të
saj që operojnë në Shqipëri, në kohën e përmbytjeve në zonat e Shkodrës dhe
Lezhës, ku u dhuruan 150 mijë euro.

Kompanitë që mbështetën këtë nismë ishin: Agna
Group, Aksoy Group, Alpet, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Eagle
Mobile, Epoka University, FIAA, Hotel Sheraton, Huaëei Technologies,
Kolegjet Turke, Interalbanian, Konfindustria, Klinikat Vrioni, Rrjeti i Dyqaneve
LTB, Spitali Amerikan i Tiranës, Tropikal Resort Durres, Turkish Airlines,
ZKT, ZMQ, Panorama dhe Më Shumë Dashuri.

Ndërkohë, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, Instituti
Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ministria e Punës dhe Çështjeve
Sociale, Ministria e Brendshme (lidhur me fëmijët e Policëve të vrarë në krye
të detyrës), etj. kanë bashkëpunuar në përcaktimin e fëmijëve në nevojë që
ndihmat e këtyre kompanive të ishin sa më efikase.

Pas përmbylljes së suksesshme të nismës
Biznesi në mbështetje të fëmijëve Jetimë, Eagle Mobile ka shpallur vitin 2010
Vitin e Mjedisit. Kompania fton të gjitha bizneset që operojnë në vend që ti
bashkohen sërish kësaj iniciative që ka impakte aq të rëndësishëm në shoqëri.

***

Më poshtë gjeni të detajuar listën e
pjesëmarrësve dhe mënyrat e kontributit të dhënë nga secila kompani dhe
institucion në mbështetje të nismës Biznesi në mbështetje të fëmijëve jetimë.

Agna Group ka kontribuuar me Dhurata dhe
Ushqime,

Aksoy Group ka ndihmuar me Gjeneratorë dhe
produkte ushqimore.

Alpet ka organizuar disa aktivitete, si dhe ka
bërë Dhurata dhe Sponsorizime.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, FIAA dhe
Konfindustria kanë dhënë mbështetje në këtë projekt duke u shkruar të gjithë
bizneseve anëtare që të mbështesin këtë nismë me mundësitë dhe mënyrat e tyre.

Eagle Mobile ka organizuar Aktivitete; ka
përgatitur Dhurata dhe akorduar bursa studimi.

Epoka University ka akorduar Bursa studimi për
arsim të Lartë.

Hotel Sheraton ka mbështetur evenimente në
lidhje me Fëmijët Jetimë.

Huawei Technologies ka akorduar bursa
studimi.

Institucionet Arsimore Turgut Ozal ka akorduar
bursa studimi

Interalbanian ka kontribuuar me produkte
veshjeje (Konfeksione).

Klinikat Vrioni kontribuoi me kurime dentare
falas.

Rrjeti i Dyqaneve LTB ka kontribuuar me veshje

Spitali Amerikan i Tiranës ka kuruar falas
fëmijë jetimë.

Tropikal Resort Durres; zhvilloi aktivitete
në mbështetje të projektit

Turkish Airlines ka kontribuuar me oferta dhe
çmime të reduktuara në bileta fluturimi për jetimët.                       

ZKT ka dhuruar kondicionerë kurse ZMQ ka
mbështetur projektin

Mbështetës të kësaj nisme ishin:

Liri Berisha, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë

Valentina Leskaj, deputete e PS

Ilir Çumani, Instituti Kombëtar i Integrimit
të Jetimëve Shqiptarë

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale

Ministria e Brendshme

e.r/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›