Permbyllet triologjia e paralajmeruar e Qosjes
Anisa Ymeri
Nuk kaloi pa u ndjere mungesa e akademikut Rexhep Qosja ne Panairin e 10-te te Librit, ne mesin e muajit nentor ne Tirane. Por, se paku, nuk mungoi prania e romanit te tij me te fundit, qe kontaktin e pare me lexuesin e pati ne stendat e ketij panairi. Metafore teper e fuqishme prej titullit eshte ky roman: "Nata eshte dita jone", duke shenuar ne kete menyre edhe permbylljen e paralajmeruar te triologjise. Triologji e cila aspak rastesisht nuk e shenon fillimin e saj me romanin, "Vdekja me vjen pre j syve te tille" ne nje vit te larget, 1974. Teper kohe i eshte dashur autorit per te mberritur tek romani i dyte i kesaj triologjie, "Nje dashuri dhe shtate faje". Duke e permbyllur me rrokjen e fatit te intelektualit shqiptar pas luftes se fundit ne Kosove.
Mund edhe te cudise fakti, por "Nata eshte dita jone" ka si moto kater citate te librave te shenjte, dy nga Kurani dhe dy nga Bibla. Sikunder shkruan Agim Apolloni: "Romani perbehet nga tre libra: Keshtu kishin filluar; Keshtu kishin vazhduar dhe Keshtu kishin perfunduar". Librat ndahen ne kapituj dhe meskapituj. Kapitujve, ne te cilet zhvillohet ngjarja, u prijne citate nga: Shekspiri, Volteri, Dideroi, Nice, Unamuno, Eko, etj., kurse meskapitujt zakonisht shkaktojne pauze ne rrefim dhe jepen si fragmente mendimesh te narratorit mbi romanin, te cilin e shkruan ose si inserte nga jeta apo edhe si ndonje "Fletore e fshehte e masoneve shqiptare", te cilen e kishte zbuluar e botuar gazeta "Globi sot". Ne ate fletore permenden emra te njohur te artit, kultures, historise dhe politikes shqiptare, ne mesin e te cileve gjendet edhe vete emri i autorit te romanit "Nata eshte dita jone", Rexhep Qosja". Jane fakte keto qe s'mund te mos te te bejne te reflektosh mbi ate cka shkruhet ne brendine e tij, per fatin e mijera intelektualeve shqiptare dhe mbijetesen e tyre teper te veshtire.
Triologji me nje moshe 33-vjecare! Edhe protagonisti i ketij romani permbylles te triologjise ka moshe 33-vjecare. E sikunder shkruan studiuesi Agim Apolloni: "Nese mosha e tij korrespondon me moshen e trilogjise, karakteri i tij korrespondon me narratoret paraardhes te tij". Cka do te thote me personazhet e tjere protagoniste, te dy romaneve te meparshme, shkruar ne harkun kohor te 33 viteve.
Duke qene se poetika e postmodernizmit eshte poetike e paradoksit dhe ironise tek "Nata eshte dita" jone ironia eshte figure qe haset mjaft shpesh ne rrefim, kurse paradoksi haset qe ne titull. E sikunder thekson studiuesi Apolloni: "Ne kuptimin e pare te fjales, nata eshte e kunderta e dites dhe e tille eshte per te gjithe. Nata ka terrin, dita ka driten. Po ja qe ne romanin e Rexhep Qosjes nata eshte dite e dikujt". Aspak cudi nuk ndjehet, nese protagonisti bertet fort "Nata eshte dita jone! Rrofte terri!
E ne thelb te kesaj triologjie apo mbreti i saj eshte numri tre: tre romane, tre protagoniste, tre parime!
Pak radhe nga romani...
"Musolini me kemishezinjte, duke marshuar ne Rome. Stalini-trashegimtari gjenial i Leninit. Fjalimi i Hitlerit pas djegies se Raihstagut. Ruzvelti i paralizuar. Cercill duke folur per perden e hekurt. Enveri te Titoja: te tjera fjale kemi pasur per Kosoven. Titoja: Une te kuptoj, por s'do te kuptonte Serbia! Informbyroja. Titoja ne Nju Delhi. Enveri ne Moske. Revolucioni kulturor. Stalini, Maoja, Titoja dhe Enveri-prejardhje te ndryshme shoqerore, shkollime te ndryshme, mentalitete etnike te ndryshme, por rezultati ideologjik dhe politik i njejte: ferri ne toke!"
Historine e bejne urithet! Dhe sherbetoret e tyre. Sherbetoret e sherbetoreve! Mjere historia. Dhe zbres. Ne balte. Me gjithe historine! Me qepen syte ne Banken e Vjeter, pastaj ne hotelin "Mbreteresha Teuta", pastaj ne kazinone "Konica". Ne te tria, edhe pse eshte mengjes, shume hyrjedalje dhe daljehyrje. Bankat, hotelet dhe kazinote - treshe e pandare - simbolike e ngritjeve dhe e shthurjeve. Sa me shume banka, hotele dhe kazino - me shume pasuri, me shume zyrtare, me shume vjedhje, me shume kumar dhe me shume kurveri. Mungojne vetem edhe shtepite e te cmendurve. Deri kur? Sa shume na duhen. Jo me pak se xhamite dhe kishat".