E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tirana 92 vjet kryeqytet. Berisha: Fatkeqësitë politike ia mohuan veprat e mëdha

TIRANË-Sot më 11 shkurt mbushën plot 92 vjet nga dita kur Tirana mori statusin e kryeqytetit të Shqipërisë.

Me rastin e shpalljes së Tiranës kryeqytet sot Bashkia e Tiranës mbajti një simpozium ku ishin të ftuar kryeministri Sali Berisha dhe historianë.

Në fjalën e tij përshëndetëse kreu i qeverisë e cilësoi Tiranën ëndrrën më të bukur të cdo shqiptari. “Kjo është një ditë e veçantë në historinë e kombit tonë, nje akt madhor. Pasi Tirana është epiqendra e politikës shqiptare zemra dhe truri i kombit, ëndrra e shqiptarëve,. Ëndrra më e bukur e tyre”.

pasi përgëzoi z Basha për krymën qytetare që riktheu në Tiranë, Berisha theksoi se kryeqyteti është në pritje bum-eve të zhvillimeve pasi politika ia ka mohuar këto.

“Tirana pret dhe jam i bindur se me përkushtimin më të madh me ekipin tuaj, zhvillimin e madh pasi fatkeqësiart politike ja mohuan asaj. Tirana pret vazhdimin e veprave të mëdha z kryetar”. 

92 vjet kryeqytet
Më 11 shkurt Tirana mori statusin e kryeqytetit të Shqipërisë. Që prej asaj dite Tirana mori rolin parësor në jetën ekonomike, politike e shoqërore të vendit, por njëkohësisht ky pozicion luajti një rol të madh në zhvillimin e qytetit.

Tirana është shpallur kryeqytet i vendit në Kongresin e Lushnjes më 1920. Por zyrtarisht ajo njihet si kryeqytet i Shqipërisë më 11 shkurt, pasi në këtë datë qeveria e kryesuar nga Sulejman Delvina ka hyrë në Tiranë. Për këtë arsye sot më 11 shkurt 2011 Tirana feston 91-vjetorin si kryeqytet i vendit.

Tirana është krijuar në vitin 1614 nga Sulejman Pasha nga Mulleti. Fillimisht ka pasur vetëm një xhami, aty ku sot është Ushtari i Panjohur, një han(hotel), një plus dhe një furrë. Krijimi i qeverisë së parë me Sulejman Delvinën e ktheu dhe Tiranën kryeqytetin e vendit, qendrën kryesore politike të mbarë vendit
Tani Tirana së bashku me rrethinat shkon në 1 milion banor. Është një qendër politike, ekonomike dhe kulturore e rëndësishme për gjithë vendin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›