E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbyset platforma ruse e naftës, 4 të vdekur dhe 49 të zhdukur

Ministria e Emergjencave, në një deklaratë të sajën të dielën tha se përmbysja e platformës, e cila kishte 67 persona në bordin e saj, erdhi si pasojë e një stuhie të fuqishme.

Platforma gjendej rreth 200 kilometra (120 milje) larg bregut të ishullit Sakhalin, ku në kushte shumë të vështira e të stuhishme u arrit të shpëtohen 14 persona.

Agjencia ruse e lajmeve më vonë citoi deklaratën zyrtare të ministrisë, e cila konfirmoi gjetjen e katër trupave të pajetë. /L.F/Start/

                                                                                             2011-12-18 10:28
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›