E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, largohet autokolona e fundit amerikane

Largimit autokolonës, që përfshin rreth 110 automjete dhe 500 ushtarë, vjen tre ditë pasi ushtria amerikane uli flamurin e saj në një ceremoni me rastin e dhënies fund të misionit të saj në Irak.

Gjatë gjithë kohës së luftës në Irak, kanë zbarkuar rreth 170 mijë trupa amerikane në 500 baza të ndryshme ushtarake.

Ushtria amerikane largohet nga ky vend me një bilanc prej 4500 ushtarësh të vrarë, një shifër kjo shumë më pak se dhjetëra mijërave e viktimave që i shkaktoi lufta Irakut. Në nëntë vitet e luftës, kostoja e operacionit vlerësohet me 1 trilion dollarë.

Me largimin e amerikanëve, e gjithë barra e sigurisë bie tek trupat vendase, detyra për të cilat nuk do të jetë e lehtë, duke llogaritur se dhuna vret mesatarisht 350 njerëz në muaj.

Kryeministri i Irakut, al-Maliki, në një takim me Obamën në Uashington më parë gjatë javës mori garanci për mbështetjen amerikane që do të vazhdojë, por ndërkohë sfidat me të cilat përballet shteti i madh arab janë të shumta. /L.F/Start/

                                                                                             2011-12-18 10:54
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›