E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr flakë autobusi i linjës Durrës- Plepa. Ska të lënduar

Në Durrës, një autobus ka marrë flakë gjatë pasdites, ndërsa ishte duke udhëtuar në linjën Durrës-Plepa. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, duke shkaktuar panik të madh mes njerëzve, pasi në momentin kur ra zjarri, në autobus kishte edhe pasagjerë.

Shoferi ka mundur të hapë në kohë derën e autobusit, që pasagjerët të mund të dilnin prej në kohë prej tij dhe pa u lënduar.

Sipas hetimeve paraprake, shkak për rënien e zjarrit ka qenë një avari në motor. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë mundur të shuajnë zjarrin. Sipas policisë, nuk ka asnjë të lënduar nga pasagjerët, por vetëm dëme materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›