E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situate alarmante nga zjarret ne SHBA

Ekipet zjarrfikëse po luftojnë me flakët e zjarrit në Kolorado Montana, Nju Mexico dhe Utah në një kohë që 32 mijë banorë janë detyruar të braktisin shtëpite e tyre .
Erërat e ngrohta dhe temperaturat e larta kanë stimuluar zjarrin duke përfshirë mbi 2500 hektarë vegjetacion të shkatërruara
Zjarri i shpërthyer në Ëaldo Canyon të shtunën e kaluar, është favorizuar nga një periudhë e thatësirës së jashtëzakonshme dhe erërave të forta sqarojnë autoritetet.

"Është një stuhi me përmasa epike. Është e rëndësishme të kuptohet se ndërsa qëndrojmë këtu, ka shumë njerëz dhe zjarrfikës nga qarku e qytetet të tjera në Colorado të cilët kanë përveshur mëngët për të dalë nga kjo situatë e jashtëzakonshme",-tha tha Rich Broën, kreu i Departamentit të zjarrfikësve në Colorado Springs.

Temperaturat e larta, thuajse 40 gradë në hije gjatë pesë ditëve të kaluara e kanë bërë situatën shumë të vështirë. Flakët kanë hapur dy fronte mes maleve shkëmbore rreth gjashtëdhjetë kilometra në Veriperëndim të Denverit. Një person ka humbur jetë, ndërsa shumë fshatra vazhdojnë të jenë nën kërcënimin e flakëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›