Siri, hyn në fuqi armëpushimi

Armëpushimi ndërmjet forcave qeveritare të Sirisë dhe kryengritësve rebelë ka hyrë në fuqi sot për të zgjatur gjatë katër ditëve të Festës së Kurban Bajramit.
I dërguari ndërkombëtar për krizën, Lakhdar Brahimi, ka thënë se armëpushimi mund të nisë procesin e fundit të konfliktit 19-muajsh, në të cilin kanë humbur jetën dhjetëra mijëra njerëz.
Ushtria siriane ka njoftuar se do t`iu përmbahet rregullave të armëpushimit, por ka thënë se rezervon të drejtën për t`iu përgjigjur çdo sulmi të rebelëve.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka përshëndetur lajmin përmes zëdhënësit të tij, Martin Nesirky.
“Sekretari i përgjithshëm mirëpret njoftimin për pezullim të dhunës gjatë Festës së Bajramit. Kjo është në interesin e të gjithëve”, ka thënë Nesirky.