E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndertuesi nuk respekton kontraten, banoret ne proteste

TIRANE- Dhjetra familje ne rrugen “Ali Visha” ne kryeqytet, kane ngritur shqetesimin e tyre per kushtet e keqija ne pallatin ku jetojne prej disa vitesh, si edhe per ndertuesin e tij Ferdinand Caushi te firmes INA sh.p.k. Sipas pre-kontratave te banoreve, pallati duhet tu ishte dorezuar atyre qe ne vitin 2007, por nje gje e tille ende nuk ka ndodhur edhe pse kane kaluar tre vjet. Banoret thone se jo vetem qe nuk kane hipoteke per shtepite e tyre, por ndertuesi e ka lene pallatin ne meshire te fatit, duke mos vene ne funksionim ashensorin dhe duke mos perfunduar ambientet e perbashketa. Banoret gjthashtu thone se jane takuar disa here me ndertuesin e pallatit per problemet e tyre, por pas cdo takimi kane marre vetem premtime dhe asnje zgjidhje konkrete. “Ne banorët e këtij pallati kemi blerë apartamente te firma`Ina Shpk` me përfaqësues Ferdinand Caushi, por ka mbi tre vjet nga afati i dorëzimitdhe pallati është në gjendje skandaloze ku mungojme dhe kushtet më minimale për të jetuar në këtë pallat, duke filluar nga ambjenti jashtëm, mungojnë ashensorët, ambjentet e bodrumit jane në kushte skandaloze.Kemi kontaktuar shumë herë më administratorin, i kemi ngritur të gjitha problemet qe kemi por ai nuk bën asgjë madje thotë , nuk është problemi im , duhet të presim kur të mbarojë.”- thotë njëri prej banorëve. Ndertimet e lena pergjysem nga ndertuesi jo vetem qe kane lene shije te keqe ne estetiken e ketij pallati te ri, por jane kthyer ne shqetesim per prinderit, femijet e te cileve luajne ne keto ambjente dhe rrezikojne te demtohen seriozisht nga kushtet e keqija ne te cilen ndodhet. Banoret duke hasur me veshin e shurdhet te ndertuesit kane marre nje iniciative ligjore per zgjidhjen e ketij problemi. “Në ambjentet e jashtmë në orët e pasdites luajnë fëmijët që mund të lëndohët apo vriten pasi këtu punimet ende skanë mbaruar. Të gjitha ankesat i janë thënë ndërtuesit të pallatit por ai nuk ka vënë asnjë herë ujin në zjarr për të zgjidhur këto probleme. Ujësjellësit na kërcënon se do na presi ujin pasi firma në fjalë nuk ka paguar apo akoma nuk ka mbyllur detyrimin që ka ndaj ujësjellësit me lidhjen me pallatin tonë. Tashmë kemi marrë rrugën ligjore për ta ndjekur cështjen me avokat”- tregon një banor tjetër.Shqetesimet e banoreve te ketij pallati nuk jane te vetmet raste ne kryeqytet, pasi shume ndertues nuk respektojne kontraten me banoret dhe institucionet pergjegjese te cilat i kane leshuar lejet ndertimit. Institucionet nuk zbatojne detyren per te kontrolluar zbatimin deri ne fund te lejes se marre nga firma duke i vene ne konflikt te drejtperdrejte banoret me ndertuesit. (NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›