Përmbytet miniera famëkeqe në Bulqizë
Miniera famëkeqe që ka rrëmbyer shumë jetë minatorësh këto dy vitet e fundit është përmbytur këtë mesditë nga shirat e rrëmbyer që kanë rënë gjatë 24 orëve rë fundit. Minatorët e zonës së Bulqizës janë ndaluar të hynë në galeritë e nëntokës pasi uji kishte mbuluar jo vetëm oborrin por edhe tunelet e brendshme.
Drejtori i minierës së kromit Petrit Duva tha për Neës24 se miniera ndodhet në rrezik për shkak të shirave nëntokësore. Pompat e ujit nuk mund të thithin ujin që ka depërtuar në thellësitë e galerive. Miniera ndodhet në rrezik paralajmëron drejtori Duva. Mbi 20 persona kanë gjetur vdekjen në galeritë e minierës si shkak i shembjes së masave të dheut në tunele. Shumë minatorë janë aksidentuar ndërsa shumë të tjerë shprehen se punojnë me frikë në minierën e Bulqizës. Tanimë që ujerat kanë vërshuar në minierë nuk dihen masat e fundit që do të jepen rreth vendit të vetëm të punës për banorët e zonës së Bulqizës.