E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq nuk pengon emigrantet

Fluksi i emigranteve qe kthehen ne vendet e tyre te punes ne Itali, Greqi apo ne shtete te tjera ka arritur kulmin gjate dites se djeshme. Mbi 30 mije persona kane hyre dhe dale nga pikat kufitare tokesore, portet apo aeroporti gjate 24 oreve te fundit, ndersa numri i te larguarve sipas Policise se Shtetit ka qene 21242 persona, te gjithe emigrante. Vetem nje pjese e vogel ka hyre per shkak se i ka marre pushimet me shume vonese, nderkohe qe 6 mije persona kane qene te huaj. Gjithsesi shifra ne dalje e emigranteve eshte mbi 17 mije persona dhe pjesa tjeter perbehet nga te huaj. Keto te dhena jane servirur nga Departamenti i Emigracionit, por ky fluks ka pasur edhe radhet e gjata kryesisht ne Kakavije dhe Kapshtice, kurse ne Durres dhe Vlore emigrantet jane detyruar te presin per dy dite deri ne permiresimin e kushteve atmosferike per te udhetuar. Edhe dje situata ne portet e Durresit dhe Vlores ka qene kritike, pasi shume tragete kane anuluar udhetimet dhe ata qe jane nisur kane mbetur ne Rade, ndersa rrezikonin perplasjen ne ankorim.
Vlore-Durres
Moti i keq dhe deti i trazuar kane shkaktuar probleme ne portin e Vlores gjate dites se djeshme. Dallgezimi deri ne 6-7 balle dhe era 20-25 meter per sekonde kane bere te pamundur ankorimin e njerit prej trageteve te linjes Vlore-Brindisi, ne te cilin ndodheshin rreth 50 pasagjere dhe 20 automjete. Trageti vijonte te qendronte ne Rade deri ne mbremje. Nderkohe qe priten te imbarkohen per te udhetuar drejt Italise rreth 1100 pasagjere dhe 200 automjete, te cilet kishin prenotuar per dje udhetimin. Pavaresisht motit te keq emigrantet shprehen se duhet te niseshin te marten (dje) per shkak te punes qe i pret ne shtetin fqinj. Nderkohe oficeri ne Kapitenerine e portit te Vlores, Pano Xhori, konfirmoi se era e forte vijon te shkaktoje problem ne port. Sipas tij trageti ne Rade kishte te pamundur ankorimin per shkak te eres. Policia kufitare konfirmoi dhe ndalimin e dy personave, te cilet kane tentuar te kalojne ilegalisht kufirin, por identitetet e tyre nuk behen te ditura. E njejta situate ka qene edhe ne portin e Durresit, ku udhetimet jane pezulluar perkohesisht per shkak te motit dhe disa prej trageteve te nisura jane ankoruar me shume veshtiresi. Nje pjese e mire e emigranteve kane pritur per disa dite ne port me qellim nisjen per udhetim.
Kakavije-Kapshtice
Situate me e nderlikuar ka qene dje ne doganen e Kapshtices ku jane krijuar edhe radhe pritjeje te emigranteve ne ikje. Sipas shifrave zyrtare rezulton se brenda 24 oreve te fundit jane larguar ne drejtim te Greqise nga kjo dogane mbi 6 mije vete, ndersa fluksi ka ardhur ne rritje, megjithe kohen e keqe dhe me bore qe mbizoteronte dje ne qarkun e Korces. Sipas autoriteteve ky ka qene edhe numri me i madh i emigranteve te larguar nga Shqiperia. Por perpunimet kane vazhduar edhe gjate oreve te pasdites se djeshme. Kurse ne Kakavije kane kaluar traun e doganes mbi 3 mije emigrante dhe 1 mije mjete, por nuk ka pasur radhe te gjata te pritjeve ne sportele. Numer i madh i te larguarve eshte regjistruar edhe ne aeroportin e Rinasit, me rreth 5 mije persona.

Shifrat e daljeve ne kufi:
Hyrje e shqiptareve, 7107 persona
Dalje e shqiptareve, 17667 persona
Hyrje e te huajve, 2591 persona
Dalje te huajve, 3575, persona
Daljet ne Kakavije, mbi 3 mije persona
Daljet ne Kapshtice, mbi 6 mije persona
Daljet ne Vlore, 1 mije persona
Daljet ne Durres, 1 mije persona
Daljet ne Rinas, rreth 5 mije persona

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›