E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytja fal Shkodren me 25 cm

/ /

Megjithate ditet kur lagjet e qytetit te kthehen ne normalitet duket se jane ende larg. Gjate te henes lagje te tera te tij kane qene serish nen uje ku ne disa raste niveli llogaritet deri ne 1 meter. Ulja e sasise se shkarkimeve nga hidrocentralet kushtezuar nga pushimi i shiut ka bere qe Shkodra te clirohet disi. Ndonese niveli i ujit ne brendesi te qytetit ka rene nga 15-25 cm kjo nuk ka qene e mjaftueshme qe banoret e tij te rinisin jeten normale. Neper qytet vazhdojne te qarkullojne varkat si mjetet e vetme qe mund te cajne ne cdo siperfaqe me uje ne lagjet e qytetit si Bahcallek Xhabije Salo Halili etj. Ato jane zgjidhja e vetme per te kryer levizjen e banoreve dhe shperndarjen e ndihmave ushqimore per lagjet e rrethuara nga uji kur kamionet e ushtrise nuk mund te depertojne brenda tyre. Nga ana e shtabeve te emergjences eshte organizuar puna qe pakot e pergatitura me rezerva ushqimore te shperndahen ne cdo lagje e pallat ku ndodhen familje qe nuk kane levizur nga shtepite. Por ndonese sot mbushen 6 dite nga shperthimi i ujerave ne qytet nuk ka te dhena se sa njerez vazhdojne te qendrojne ne katet e larta te pallateve te rrethuar nga uji. Sipas shtabit te emergjencave nga Bashkia e Shkodres jane evakuuar deri tani 2418 persona kryesisht nga zonat periferike e qytetit. Nderkohe qe vemendja eshte perqendruar se tepermi ne lagjet e qytetit vazhdon te jete kritike situata ne zonen e Nenshkodres ku niveli i ujit jo vetem qe nuk ka rene por siperfaqja e permbytur nga e diela diten e hene eshte shtuar me mbi 100 hektare te tjere. Situate shqetesuese eshte ne komunen e Dajcit sidomos ne fshatrat Mushan Samrish e Grash ku eshte e permbytur rreth 90 e siperfaqes se kesaj komune. Gjate dites se djeshme ministri i Brendshem Lulzim Basha nuk eshte ndalur ne thirrjet drejtuar banoreve qe qendrojne ende ne shtepite e tyre per tu larguar nga zonat ku rrezikojne jeten. Vec komunes Dajc gjendja eshte e rende ne komunat Ana e Malit dhe ne Velipoje ku nuk ka asnje kontakt tokesor.
Ne shume banesa ku uji eshte mbi 1 meter ka banore te cilet evakuohen nga helikoptere qe ulen dhe ngrihen me dhjetera here ne kete zona. Operacionet e ushtrise me helikoptere jane perqendruar dhe ne dergimin e bazes ushqimore per bagetite dhe ujin e pijshem. Sipas shtabit prane Prefektures se Shkodres deri ne oren 2000 te se henes jane shenuar rreth 12.200 persona te evakuuar rreth 2900 familje te evakuuara mbi 14.130 ha te permbytur e mbi 8 mije banesa nen uje e te rrethuara prej tij. Ne gjithe zonen e Nenshkodres jane te perfshira nga permbytjet 7 komuna me 65 fshatra. Policia ne gatishmeri ne Shkoder te perqendruar 800 uniforma blu

Drejtoria e Policise se Shtetit ka shtuar pranine e uniformave blu ne keto dite te permbytjes masive ne qarkun e Shkodres. Mesohet se jane angazhuar rreth 800 forca policore 3 helikoptere 10 kamione 78 automjete dhe 14 mjete lundruese. Te gjitha zonat e permbytura jane mbuluar me efektive policie te cilet jane atashuar prane komunave dhe ne fshatrat problematike me sherbim 24 ore. Sipas drejtuesve te policise gjate kesaj periudhe nuk jane evidentuar probleme apo ngjarje persa i perket sigurise publike apo kriminalitetit jo vetem ne zonat e permbytura por ne te gjithe juridiksionin e Qarkut Shkoder. Nderkohe qe ne 4 raste kane qene efektivet e FNSH-se te cilet kane bere evakuimin e familjeve te ngujuara nga zonat e permbytura te Nenshkodres qe i kane derguar pa probleme tek te afermit e tyre. Ne krye te forcave te rendit ka qendruar ministri qe i ka ata ne varesi Lulezim Basha. Ministri i Brendshem u caktua nga kryeministri Berisha qe te monitoronte zonen e Dajcit. Basha menaxhon prej disa ditesh te gjithe punen ne kete zone e cila eshte krejtesisht nen uje. Po keshtu te gjitha akset rrugore problematike qe jane te permbytura mbulohen rregullisht me sherbime policie duke mos lejuar kalimin e automjeteve me qellim qe ato te mos rrezikohen.
Blute gjate gjithe ketyre diteve kane patrulluar me varka apo me mjete te ushtrise zonat e permbytura me qellim per te evituar edhe vjedhjet qe mund te kryheshin neper banesat e braktisura. Harku i Berdices
Pas 5 ditesh hapet rruga te Harku i Berdices. Pjesa qe lidh Shkodren me Tiranen eshte liruar pas uljes se nivelit te ujerave duke e bere rrugen te kalueshme per makinat. Megjithate mund te arrihet me ane te veturave apo mjeteve te tjera deri ne afersi te Bahcallekut. Me tej ne brendesi te qytetit nuk mund te udhetohet ende me mjete pasi niveli i larte i ujit nuk e lejon nje gje te tille. Ne kete menyre qyteti i Shkodres vazhdon te jete ende i izoluar nga pjesa tjeter e vendit ne pritje qe te zbritet siperfaqja e ujit e cila prej se enjtes ka paralizuar kryeqendren e veriut te vendit. Po dje me makina te larta mund te kalohej dhe ura e Bunes. TE NGUJUARIT
Nje nga prioritetet e punes se policise se Shkodres ka qene edhe mbajtja nen kontroll e familjeve te ngujuara. Per shkak te pozicionit te favorshem te banesave te tyre ato nuk kane pranuar te evakuohen. Blute kane marre detyra konkrete per te mbajtur ne mbikeqyrje keto familje per te evituar ndonje ngjarje te rende. Mbajtja nen mbikeqyrje e ketyre familjeve eshte nje nga detyrat e punes se policise bene te ditur burime nga policia e Shkodres. Mesohet se ketyre familjeve u eshte dhene ndihme edhe persa i perket bazave jetike si buka ushqimet uji i pijshem etj. Grupet e shpetimit jane ne gatishmeri per te nderhyre ne cdo rast. Konvikti i Industriales 300 vete te strehuar

SHKODER - Konvikti i shkolles Industriale eshte nje nga qendrat pritese ne keto dite evakuimesh ne mase ne qarkun e Shkodres. Ne kete ndertese 4-kateshe jane vendosur 300 persona ne kapacitetin e plote te saj. Edhe ata jane kryesisht nga zona e Livadheve e cila pesoi demet e para nga tejfryrja e liqenit. Ne Shkoder jane vene ne dispozicion te familjeve te prekura nga permbytjet te gjithe konviktet e shkollave profesionale ne qytet si dhe ai i universitetit por ato po mbushen nga familjet qe po evakuohen nga qyteti dhe komunat e Shkodres. Nendrejtori i konviktit Angjelin Voci tregon per menyren sesi eshte organizuar puna per te perballuar numrin e madh te te shperngulurve te kesaj fatkeqesie natyrore. Te evakuuarit e pare kane mberritur me date 1 dhjetor ndersa te fundit me 3 dhjetor duke plotesuar te gjithe kapacitetin ne konvikt shprehet ai. Brenda ambienteve te konviktit jane te gjitha kushtet per te perballuar kete emergjence civile. Ende nuk eshte mbushur 1 vit nga koha kur ne te njejten godine u strehuan qindra familje nga permbytjet e janarit. Dhe stafi i konviktit duket se ka perfituar pervoje. Ne konvikt ndodhet dhe mensa ndihmat ushqimore kuzhina qendra shendetesore. Te gjitha ne gatishmeri. Ne kemi ne kete konvikt 140 nxenes te shkollave industriale dhe te shkolles ekonomike te cilet kane liruar dhomat e tyre pas shpalljes se gjendjes se emergjences dhe mbylljes se shkollave pohon Voci. Te gjithe te akomoduarit ushqehen ne mensen e konviktit me kuotat e nje nxenesi shtuar dhe ushqime nga ndihmat e shtetit ne keto dite te veshtira. Mjeket sherbim 24 ore ne konvikte

Ne te gjitha ambientet ku jane strehuar te evakuuarit sipas te dhenave te Shtabit te Emergjencave funksionon 24 ore edhe sherbimi shendetesor. Pervec personelit ekzistues jane shtuar infermiere dhe mjeke nga Instituti i Shendetit Publik te cilet tregojne se ne pergjithesi gjendja shendetesore e personave eshte e mire dhe pa ndonje shqetesim te rendesishem. Jane siguruar te gjitha medikamentet e emergjences dhe qe nga dita e diel eshte siguruar nga Ministria e Shendetesise edhe nje sasi medikamentesh konkretisht antibiotike te cilat u jane shperndare ketyre qendrave pohojne burimet e shtabit. Sipas tyre i njejti sherbim 24 ore realizohet dhe ne qendren ne Rence ku eshte strehuar nje numer i konsiderueshem banoresh nga komunitetit rom. Ketu sherbimi kryhet nga qendra shendetesore Gur i Zi. Italia sjell 6 maune me ndihma

Menjehere pas kerkeses se bere nga autoritetet shqiptare per emergjence mberrijne ne portin e Durresit ndihmat e para nga Italia te destinuara per zonat veriperendimore te cilat prej disa ditesh jane te permbytura nga uji. Pese maune me ndihma humanitare per zonat e permbytura kane mberritur mengjesin e djeshem me nje nga tragetet e linjes Bari-Durres dhe u nisen menjehere drejt Gjadrit nga ku do te shperndahen per njerezit ne nevoje. Kamionet permbajne 25 tone mallra ushqimore 5 tone veshje dhe pajisje kunder shiut si dhe 4 ton produkte per higjienen vetjake mallra keto te domosdoshme ne situaten e krijuar ne qarkun e Shkodres ku pushteti i ujit vazhdon te mbaje larg shtepive njerezit. Ndihmat u priten ne port dhe nga ambasadori i Italise ne vendin tone Saba DElia i cili ne nje prononcim per mediat tha se Italia i eshte pergjigjur kerkeses se Shqiperise duke derguar kamionet e pare me ndihma ne shenje solidariteti me ata qe po perjetojne pasojat e fatkeqesise. DElia u shpreh se jemi ketu per te ofruar ndihmen tone per zonat veriperendimore te permbytura nga uji duke u solidarizuar ne nje situate emergjente qe po kalon Shqiperia. Ambasadori beri me dije se ndihmat jane derguar nga departamenti i Mbrojtjes Civile se bashku me Ministrine e Jashtme dhe Kryqin e Kuq italian te cilat do te shkojne per zonen e Shkodres e cila eshte dhe nje nga zonat me te prekura nga permbytja. l.m Te dhenat e demeve

Bashkia Shkoder 2418 persona te evakuuar 830 ha toke e permbytur 2750 shtepi te rrethuara nga uji 1800 shtepi te permbytura
Komuna Dajc 2107 persona te evakuuar 2900 ha toke e permbytur 453 shtepi te rrethuara nga uji 219 shtepi te permbytura
Komuna Ana e Malit 268 persona te evakuuar 1300 ha toke e permbytur 167 shtepi te rrethuara nga uji 125 shtepi te permbytura
Komuna Berdice 3570 persona te evakuuar 1850 ha toke e permbytur 350 shtepi te rrethuara nga uji 50 shtepi te permbytura
Komuna Guri i Zi 1300 persona te evakuuar 1900 ha toke e permbytur 300 shtepi te rrethuara nga uji 140 shtepi te permbytura
Komuna Bushat 400 shtepi te rrethuara nga uji 200 shtepi te permbytura
Komuna Rrethina 102 persona te evakuuar 500 ha toke e permbytur 50 shtepi te rrethuara nga uji 40 shtepi te permbytura
Komuna Velipoje 350 persona te evakuuar 1600 ha toke e permbytur 6 shtepi te permbytura
Komuna Qender Koplik 100 ha toke e permbytur
Bashkua Vaudejes komuna Hajmel 100 ha toke e permbytur
Komuna Kastrat 200 ha toke e permbytur
Komuna Gruemire 100 ha toke e permbytur
Total 12145 persona te evakuuar 14130 ha toke e permbytur 4610 shtepi te rrethuara nga uji 2580 shtepi te permbytura

SHKODER/RIDVAN DIBRA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›