Statusi i Bashkimit Europian peng i PS
Pas konferences per shtyp ku prezantoi opinionin per Shqiperine komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule zhvilloi nje mbledhje ne anetaret e Komisionit Parlamentar te Jashtem te Parlamentit Evropian. Eurodeputetet kane shprehur qendrimet e tyre per opinionin e komisionit Evropian per Shqiperine dhe kane theksuar se problemi kryesor qe ka ndikuar ne dhenien e ketij opinioni ka qene situata politike. Por ne menyre me te drejtperdrejte ata kane fajesuar opoziten si penguese te integrimit te vendit. Deputeti i pare qe e ka marre fjalen ka qene eurodeputeti Elmar Brok i cili ka qene ish-kryetar i Komisionit te Puneve te Jashtme te Parlamentit Evropian. Ai ka thene ne menyre te qarte kritika per opoziten. Vendimi per kalimin e Shqiperise dhe Bosnjes ne listen e bardhe Shengen ishte vendim shume i mire dhe ky eshte shembulli i duhur i inkurajimit te vendeve te rajonit. Duhet vazhduar me bashkepunimin rajonal. Pyetja qe ngre eshte se deri kur vendet aplikante do te mbesin peng i opozites se tyre ka deklaruar Elmar Brok. Te njejten gje ka thene dhe Eduard Kukan i cili eshte shprehur se me keqardhje duhet pranuar se ngerci politik jo vetem nuk eshte zgjidhur por eshte ne nje faze ngrirjeje. Ne thame gjate takimit nderparlamentar se Shqiperia ka bere shume progres por ne piken e ngercit politik qe ekziston ne vend qe prej nje kohe te gjate tashme eshte krejtesisht i ngrire tashme dhe nuk ka asnje shenje qe mund te ndryshoje shpejt u shpreh kreu i delegacionit te PE per Shqiperine Eduard Kukan gjate fjales se tij. Tone kritike per situaten politike ne vend ka dhene dhe eurodeputetja Marie Scalie. Ajo qe pame me Shqiperi nuk ishte aspak e hijshme dhe mund te them qe negociatat per anetaresim mund te fillojne vetem kur te jete kapercyer ky ngerc. Ne po e percjellim kete mesazh ne menyre te qarte tha ajo. Gjate shkembimit te mendimeve mes komisionarit Fule dhe anetareve te komisionit te Jashtem Parlamentar komisioneri per Zgjerimin Fule ka theksuar se shanset per Shqiperine jane pozitive nese gjendet zgjedhje per situaten politike. Fule ka thene gjate takimit se Shqiperia mund te marri statutin e vendit kandidat dhe po ashtu hapjen e negociatave vitin tjeter. Fakti qe ne nuk po i rekomandojme tani keshillit dhenien e statusit te kandidatit Shqiperise kjo sdo te thote qe Shqiperia te jete ne te njejtin vend me Malin e Zi vitin tjeter. Pasi varet nga vet vendet u shpreh Fyle. Disa eurodeputet kane propozuar gjate takimit qe Bashkimi Evropian te perfshihet edhe me tej ne zgjidhjen e ngercit politik ne Shqiperi.