E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytje në Australi, evakuohen banorët

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytete të mëdha të Australisë ndërsa institucionet meteorologjike informuan se situate mund të përkeqësohet pasi nga përmbytjet mund të godasin në vijim edhe zonat bregdetare. Reshjet e shiut, kanë detyruar autoritetet të evakuojnë qindra njerëz. Reshjet kanë dëmtuar shumë toka dhe prona në Coffs Harbour në New South Wales-rreth 500 kilometra në veri të Sydneit. Shërbimet emergjente shteterore kanë mundur të shpëtojnë një person pasi ai u bllokua nga përmbytjet dhe kishte qëndruar mbi makinën e tij. Disa nga banorët e zonës kanë gjetur strehim në disa zona me lartësi më të madhe apo në shtëpi të pozicionuara jo në territore fushore. Përmbtyjet kanë shkaktuar dëme te mëdha materiale, dhe në ato zona ku niveli i ujit ka rënë, baltë dhe llucë ka mbetur pas, gjë e cila ka krijuar probleme për qarkullimin. Autoriteti i shërbimit shtetëror të emergjencës e përshkroi këtë situatë si një ngjarje me pasoja te renda dhe qe ndodh shume rralle në këtë vend. Në Sidnei, rreth 60 mm-deri 85 mm shi ra në më pak se 24-orë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›