E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytje ne Laç dhe Lezhë

Shirat dhe prurjet e shumta te përrenjve kane përmbytur disa lagje ne qytetin e Laçit. Uji ka vërshuar ne te paktën 13 banesa, duke shkaktuar dëme te shumta. Pas situatës se krijuar, shume banore kane braktisur shtëpitë gjate natës. Përmbytjes nuk i ka shpëtuar as tregu i qytetit te Laçit. Dalja nga shtrati e lumit Drin ka shkaktuar përmbytje edhe ne tre komuna te Lezhës. Ne Balldre, Zejmen dhe Kallmet mësohet se janë te rrethuara nga uji dhjetëra banesa ndërsa te përmbytura sipërfaqe te mëdha toke bujqësore. Banoret ankohen se kjo situate përsëritet sa here qe nuk funksionojnë hidrovorët.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›