E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta për dritat ne Sukth

Mbi 100 banore te Sukthit kane bllokuar rrugën qe lidh qytetin me komunat, ne shenje proteste pas mungesës se dritave. Duke vendosur makina e madje edhe kosha mbeturinash ne mes te rrugës, ata kane penguar për rreth dy ore qarkullimin. Ndërhyrja e policisë për te larguar protestuesit nga rruga për pak sa nuk ka përfunduar ne përplasje fizike. Banoret thonë se për shkak te mungesës se energjisë mund te përsëriten edhe tragjedi si ajo e pak kohëve me pare ne Sukth, ku humben jetën katër fëmijë, dy motra e dy vëllezër. Pas krijimit te kaosit ne trafik, ne vendngjarje ka mbërritur nëndrejtori i policisë, i cili ka qetësuar situatën. Me pas banoret janë drejtuar tek kryetari i Bashkise prej te cilit kane marre premtimin për zgjidhje te problemit. Por vetëm pak me vone mësohet se policia ka ndaluar shtate protestues "për organizim tubimesh te paligjshme" dhe "bllokim te rrugëve".

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›