Shkodër, shtohen përmbytjet

Pa e marre ende veten nga përmbytja, Shkodra kërcënohet serish nga vërshimi i ujerave. Gjate ditës se marte uji ka mbuluar edhe mbi 1000 ha toke te tjerë, duke e çuar sipërfaqen e përmbytur ne 7200 ha. Shtabi i emergjencave Ben te ditur se nëse situata do te vazhdoje me këto ritme do te ketë një tjetër rritje te nivelit te ujit dhe zgjerim te hartës se përmbytjeve. Këto rrethana kane detyruar kryeministrin Berisha te udhëtojë drejt qytetit te Shkodres. Kreu i qeverise deklaron se situata është përkeqësuar, për shkak te shkrirjes se dëborës dhe reshjeve te shiut. Ne te njëjtën kohe Berisha kërkoi qe te ngrihet ne mënyrë urgjente komisioni për verifikimin e dëmeve. Kryeministri Berisha tha se është e rëndësishme te vazhdoje aksioni për furnizimin me ushqim te bagëtive qe i kane shpëtuar mbytjes. Ndërkohë rritja e nivelit te ujit ka alarmuar edhe opozitën. Deputeti socialist i zonës, Tom Doshi, është njohur me situatën ne terren duke vizituar fermerët e fshatit Trush. Doshi ka akuzuar policinë e shtetit, e cila sipas tij po Ben presion mbi banoret e Nënshkodrës që të mos dalin në media për të raportuar mbi probleme që kanë, pasi nuk do marrin dëmshperblim. Një gjendje të mjerueshme ka lene pas ne Zogaj te Shkodres përmbytja masive qe përfshiu kryeqendrën e veriut ne fillim te dhjetorit. Gërryerja e tokes pas prurjeve te fuqishme nga kaskada e Drinit, ka rrënuar disa banesa ndërsa te tjera janë ne prag te shembjes. Tashme ne brendësi te lagjes nuk mund te lëvizësh me makine pasi rruga është shkatërruar, madje është e vështirë edhe për këmbësoret. Pjesa me e madhe e banoreve nuk është kthyer ende ne Zogaj. Por edhe ata qe po përpiqen te bëjnë te banueshme shtëpitë, janë mbërthyer nga paniku pas rinisjes se reshjeve. Ne dy zonat turistike Shiroke e Zogaj qe shtrihen buze liqenit, rezultojnë te dëmtuara dhjetëra banesa e lokale. Banoret kërkojnë mbështetje financiare për t'ju rikthyer jetës normale.
Shpërndaje