E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama prezanton projektin e xhamisë

Bashkia e Tiranes hedh per diskutim publik projektin e xhamisë se madhe ne qender te kryeqytetit. Ne prani te përfaqësuesve te komunitetit mysliman dhe shoqërisë civile kryebashkiaku Edi Rama deklaroi se xhamia e re do te jete ndërtesa me e bukur dhe me e veçante fetare ne Shqipëri. Xhamia e re eshte planifikuar te ndërtohet pas pallatit te kulturës ne nje sipërfaqe prej 17 mije metrash katrore. Sipas projektit te bashkise ndërtesa e re e myslimaneve është konceptuar me 9 nivele, 4 kate nen toke dhe 5 ne lartësi. Kjo godine synon tu shërbejë mbi 2 500 besimtareve. Perverse xhami ajo është konceptor edhe si qendër islamike, me biblioteka, klasa, mjedise te ndryshme shërbimesh, salla konferencash e madje edhe vende parkimi. Kryebashkiaku Edi Rama deklaroi se pamja e xhamisë se re do te jete bashkëkohore, por sigurisht e ndërthurur me simbolet e kultit. Ne konsultën publike u paraqiten xhami te ndërtuara vitet e fundit ne vende te ndryshme te botes dhe kjo vetëm për te krijuar ide rreth objekteve te këtij lloji dhe ndërthurjes se modernes me elementet fetare. Projekti i mirëfillte i xhamisë se madhe do te dale pas një konkursi ndërkombëtar qe do organizoje bashkia e Tiranes.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›