E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Basha inspekton kryerjen e detyrave nga strukturat përkatëse për përballimin e emergjencës

Ministra dhe përfaqësues të Komitetit Ndërministror ndjekin nga afër punën e njësive të posaçme që po realizojnë me përkushtim maksimal angazhimin e qeverisë në përballimin me sukses të emergjencës civile në veri të vendit.Kryetari i Komitetit Ndërministror, Ministri i Brendshëm Z. Lulzim Basha dhe anëtarët e tjerë të komitetit janë duke inspektuar kryerjen e detyrave nga strukturat e angazhuara për përballimin e emergjencës në të gjitha zonat e prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës. Ministri Basha u ndal fillimisht në Dajç, ku sipas planifikimit edhe të axhornuar mengjesin e sotëm janë në proces e sipër duke u dërguar me helikopterët italianë, 10 tonë ujë, 700 pako ushqimore, 5 tonë koncentrat për bagëtinë, 100 pelerina, 50 çadra dhe 100 çizme. Në Pentar, Suka-Dajç, Samrisht dhe te Kthesa Dajç janë stacionuar 4 motobarka të ushtrisë për shërbim transporti në dispozicion të Komunës Dajç dhe komunave të tjera fqinje. Ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami ndodhet në Velipojë ku sot po dërgohen 400 pako me ushqime dhe po kryhet monitorimi për riforcimin e argjinaturës së Reqit nga ana e Forcave të Armatosura. Ministri Imami është shoqëruar sot edhe nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Z. Fehmi Mujota. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Z. Sokol Olldashi ndodhet në Bushat, ku sot po dërgohen 400 pako ushqimore, 3 tonë koncentrat për bagëtinë, një gjenerator për 50 familje dhe do të jetë në dispozicion një lundër me motor. Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Z. Genc Ruli së bashku me Zv/ministrin e Mbrojtjes z. Arjan Starova ndodhen në Gur të Zi ku gjithashtu po vijojnë veprimet për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe koncetratit për bagëtinë. Ministri i Shëndetësisë z. Petrit Vasili ndodhet në Bushat, ku vijon shpërndarja e 450 pakove me ushqim dhe tre tonë ujë. Një kompani prej 40 ushtarësh po kryen punimet në bashkëpunim me strukturat e tjera për përforcimin e argjinaturës Dajç-Samrisht i Vjetër dhe punimet në kanalin ujitës të Trushit. Prefekti i Qarkut ka pritur një grup nga Kosova të cilët kanë sjellë ndihma ushqimore për llogari të zonave të përmbytura, të cilat u akomoduan pranë rezervave të Shtetit në Gjadër.Disa komuna të Gjirokastrës solidarizohen me gjendjen, akordojnë ndihma financiare për familjet e përmbyturaDisa komuna të Qarkut Gjirokastër, në shenjë solidariteti me banorët e shpërngulur nga përmbytjet në Qarkun e Shkodrës, kanë vendosur të  japin një kontribut financiar.Konkretisht, Komuna Lazarat dhe Komuna Cepo nga 4 milion lekë të vjetra, Komuna Lunxhëri 3 mijë euro, Komuna Odrie, Komuna Pogon dhe Komuna Dropull i Sipërm nga 2 mijë euro.Kontributi i Komunës Lazarat do të shtohet edhe me një pagë mujore të kreut të komunës dhe nga 5 mijë lekë nga çdo i punësuar dhe çdo këshilltar. Po kështu në këtë komunë është krijuar edhe një komision për të nxitur kontributin e komunitetit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›