E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie niveli i ujit me plot 1 metër në liqenin e Fierzës

Vazhdojnë shkarkimet nga HEC-et në kaskadën e DrinitKoorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka njoftuar sot në mesditë se është përmirësuar ndjeshëm situata në liqenin e Fierzës pas shkarkimeve që po bëhen në kaskaden e Drinit, ka rënë me një metër. Por nga dje sot deri në mesditë prurjet në Fierzë vazhdojnë me të njëjtat shifra, janë në nivelin 550 metër kub ujë në sekondë. Në Fierzë derdhjet e ujit janë 900 metër kub ujë në sekond. Fierza me kapacitet 296 metër, aktualisht ka nivelin e ujit në 290.66 meter.Në liqenin e Komanit me kapacitet 175 metër, niveli i ujit eshte 170.38 meter dhe prurjet ketu llogariten në 250 meter kub ujë në sekond. Derdhjet ne Koman llogariten ne 1080 meter kub ujë në second, 200 metër kub me pak se dita e kaluar.Në Vaun e Dejës me kapacitet 76 metër, niveli i ujit llogaritet në 74.03 metër dhe prurjet 250 metër kub ujë në sekond. Derdhjet në Vaun e Dejës në krahasim me një ditë më parë janë ulur me 200 metër për sekondë dhe kanë arritur mbi 1 350 metër kub në sekondë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›