E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore, plan masash për financimin e projekteve të zhvillimit të vendit

Mbërrin në Shqipëri zv/presidenti i BB-së për Evropën dhe AzinëBanka Botërore ka një plan konkret bashkëpunimi me autoritetet shqiptare, për të kontribuar në zhvillimin tërësor të vendit. Për vënien në jetë të këtij projekti të rëndësishëm, Philippe Le Houérou, zv/presidenti i ri i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore nis sot vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, e cila do të zgjasë deri më 16 janar. Qëllimi kryesor i vizitës do të jetë fillimi i diskutimeve dhe konsultimeve për Strategjinë e Partneritetit me Shqipërinë për 3-4 vitet e ardhshme. Kjo strategji përcakton se si Banka Botërore do të bashkëpunojë me Shqipërinë në mbështetje të prioriteteve të zhvillimit të vendit.Gjatë vizitës së tij 4-ditore në Shqipëri, Le Houérou do të takohet me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, anëtarë të kabinetit, guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, liderin e opozitës Edi Rama dhe përfaqësues të shoqërisë civile, sektorit privat dhe komunitetit ndërkombëtar.Gjithashtu, ai do të vizitojë disa projekte të financuara nga Banka Botërore....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›