Google: Do të ndalen kërkimet censuruese në Kinë
UASHINGTON-Kompania kryesore e internetit, Google, thotë se do t’i ndalë rezultatet e kërkimeve censuruese në Kinë dhe ndoshta mund të tërhiqet tërësisht nga tregu kinez, për shkak të dyshimeve për shkeljeve të imejlave të veprimtarëve kinezë për të drejtat e njeriut. Kompania ka shpallur se ka hasur në sulme të hakerëve, që e kanë origjinën në Kinë. Qëllim kryesor i tyre ishin depërtimi tek imejlat e aktivistëve për të drejtat e njeriut në Kinë. Google nuk e akuzuar drejtëpërdrejt qeverinë kineze për involvim në këto sulme, por tha se për shkak të incidentit, kompania “nuk ka gatishmëri për të vazhduar censurimin” e rezultateve në makinën e tij të kërkimit në Kinë. Gjatë katër viteve të kaluara qeveria e Kinës kishte kërkuar zvogëlimin e rrjedhjes së informacioneve, që konsideroheshin vërejtje për regjimin komunist të këtij vendi.(d.b/BalkanWeb)