E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihmat e opozitës janë vetëm konferenca për shtyp

Hezitimi i opozitës për të artikuluar një solidaritet funksional me zonat e Nënshkodrës dhe Lezhës ka bërë që të mungojë referenca e qartë politike për përmirësimin e ndihmës së Emergjencës Civile. Ajo që po bën opozita socialiste është po e njëjta dhe që e bën përditë: konferenca për shtyp. Në një konferencë, sa të përditshme, po aq edhe të përnatshme të socialistëve konfirmohen akuzat e pabaza të Edi Ramës kundrejt qeverisë. Retorika paraqitet si strategji se mbrojtja më e mirë është sulmi. Dhe ja, në izolimin e tyre politik prodhojnë akuza Rama, prodhon akuza Ermelinda Meksi dhe vetëm akuza Balla, të gjitha me qëllim demonizmin e kundërshtarit politik për kapital militantesk.Abdikimi nga arsyeja njerëzore e kryesocialistit për të baltosur qeverinë me përllogaritje false, me shifra kabareti, me interpretime të fakteve sipas midesë personale, të përngjasimit të tragjedive që ka pasur ky vend. Përdormini i numrave shifrorë që flasin sipas atij që i prodhon, kërkon të tregojë se qeveria ka anashkaluar masat e sigurisë së digave... Kinse përmbytjet janë bërë nga përfitimi i prodhimit të energjisë është një nga sajesat me komplotiste që ka hasur ky vend pas regjimit komunist. Dhe përsëritja e komplotit ringjallet nga monarku monist Edi Kristaq Rama, trashëgimtari biologjik dhe shpirtëror i sistemit të sabotimeve. Kurse e vërteta është tjetër gjë, sepse mijëra faqe dokumente dhe procesverbalet e sekretariatit të digës tregojnë po aq të kundërtën e ligësisë njerëzore. Divorci që PS-ja e egoarkut po vijon të shprehë me akuza nga më të çuditshmet është në linjë me cinizmin e këtij instalimi grotesk të pseudo-politikanit që vijon të zhytet në batakun e çiftëzimit me fatkeqësitë.Ndërsa të vetmin solidaritet të madh që ka pasur nga selia e kutive të mbytura është futja e këpucëve të kuqe në ujin e Bushatit. Përpos mashtrimeve s’kanë tjetër çfarë thonë. Ndërkaq ditë përditë PS nxjerr në tv nga një deri në tre eksponentë të vetët për të përvijuar politikën e re “nekro-file”, që është sa para-mortum po aq dhe spazmat post-mortum. Qepja e qefinit me akuza qe e kanë zanafillën qysh në 1992 tregojnë për paaftësinë e tyre për të krijuar një aksion politik të denjë për një parti të madhe opozitare. Katandisja e PS në një politikë konferencash spekuluese për shtyp ku akuzohet, përbaltet, trillohet, hamendësohet është përfaqësimi më joserioz atyre zgjedhësve socialistë që e kanë votuar për tjetër gjë.Nuk ka më as politikë të vjetër, as politikë të re në atë parti, por politikë mesazhesh për të dalë pesë minuta tek edicioni i lajmeve. I papranueshmi Rama është peng më shumë se kurrë i tele-kracisë, pasi nuk njeh as struktura, as doktrinë, as platformë, por veç tekat okazionale të ndonjë ideologu partie që i sugjeron qëndrimin dhe si të mbajë lart e më lart vijën e partisë. Duke u bërë çdo ditë edhe më qesharak seç është me tiket e tij nervore që fshehin një totalitarizëm mendimesh cinike. Kuptohet vetiu se edhe një politikane si Ermelinda Meksi, në konferencën e saj llafo-shtyp, bëri ashtu një autogol me pavetëdije kur tha se “ne denoncojmë faktin se për këto çështje mungoi dhe mungon ende transparenca: se sa dhe me çfarë çmimi prodhohet në vend dhe sa energji importohet për konsumatorët?” Transparenca në kohë emergjence? ç’është kjo kërkesë makabre në çaste ku hezitimi në ndërhyrje mund të shkaktojë ndonjë tragjedi në njerëz.Mirëpo pas këtij denoncimi që gjen pesë minutat kohë televizive dhe pastaj humbet në varrezat e konferencave llafo-shtypi, pasi PS nuk është në parlament ku mund të flasë nga një qendër institucionale, të kërkojë interpelanca, në komisionin e energjetikës të kërkojë llogari, etj. Por nuk jemi ne që duhet ta mësojmë PS sesi të bëjë politikë, por duhet drejtimi i kreu të saj të ketë përgjegjshmërinë e të bërit politikë normale dhe serioze në institucione dhe jo të ketë tiket e tij nervore siç i pamë në Shkodër....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›