E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ: Kemi dërguar përfaqësues pranë pasagjerëve në Bratislavë

Tiranë, 18 janar, NOA - Ministria e Punëve të
Jashtme shqiptare ka dërguar një përfaqësues të saj pranë pasagjerëve shqiptarë
në Bratislavë, të cilët dje ishin nisur nga aeroporti i Rinasit drejt Bolonjës,
por u morën peng nga pilotët dhe u ulën në aeroportin sllovak. Lajmi është bërë
me dijeni për mediat nga zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Jashtme, Ralf
Gjoni, sipas të cilit ky institucion është duke e ndjekur nga afër situatën dhe
do të jetë pranë pasagjerëve shqiptarë, të cilët aktualisht gjenden ende në aeroportin
e Bratislavës.

Tashmë ata janë duke u bërë gati pasi në orën 11.30
është parashikuar nisja e tyre drejt aeroportit të Bolonjës.

Nga ana e saj, edhe ministria e Transporteve
dhe Telekomunikacioneve, përmes një njoftimi të saj për shtyp ka bërë me dijeni
se është duke monitoruar situatën e krijuar.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›