E Diel, 1 Nëntor 2026

Montobio, qeverisë: Rritni bashkëpunimin me vendet e Mesdheut

TIRANE- Shqipëria , si një vend që synon integrimin duhet të nisë bashkëpunimin me rajonet në të cilat zhvillohet Europa, një prej të cilëve është edhe Mesdheu. është ka mesazhi që Ambasadori spanjoll në Tiranë, vend që mban kryesinë e radhës së BE-së, Manuel Montobio ka dhënë gjatë formonit për unionin e Mesdheut.
“Pjesëmarrja e Shqipërisë në bashkimin për Mesdheun është një rast testimi kyc në tranzicionin që ka ndjekur. Tani ju tentoni integrimin, në një moment të caktuar kur keni prespektivën tuaj të brendshme duhet të fokusoheni në ato rajone që zhvillohet Europa, ku një prej tyre është Mesdheu. është një test pjekurie i politikës së jashtme të Shqipërisë që të kujdeset për stabilitetin rajonal. Sfida e madhe diplomatike është se si Shqipëria do të luajë rol në mardhëniet me partnerët e saj. ” theksoi ambasadori Montobio.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka deklaruar se bashkëpunimi me vendet e Mesdheut do të rritet dhe se Shqipëria ka vullnet politik për stabilitetin rajonal.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›