Permbytjet, Instituti i Ndertimit ofron asistence teknike
TIRANE- Instituti i Ndërtimit (IN) do të ofrojë asistencën teknike e profesionale për t'u bërë pjesë e menaxhimit të situatës së rehabilitimit nëpërmjet vlerësimit të dëmit në objektet e dala nga përmbytja në qarkun e Shkodrës, bëri të ditur sot për ATSH-në Drejtori i Përgjithshëm i IN-së, Artur Roshi.Gjithashtu ai tha se IN ka dhënë një kontribut prej 500 mijë lekë nga buxheti në ndihmë të familjeve që u preken nga përmbytja, ndërsa do të hapin edhe një numër llogarie ku punonjësit si dhe bizneset me të cilët bashkëpunon ky institut të kenë mundësinë e përfshirjes në procesin e donacionit.(s.g/BalkanWeb)