E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy italiane gjurmojnë Hykën

22-vjeçari që luan te Mainci në Bundesligë u kërkua edhe nga Palermoja gjatë merkatos së verës. Por marrëveshja nuk u zyrtarizua në momentin e fundit, sepse klubi italian nuk ishte dakord me kushtet.Sipas “tuttomercatoweb.com” lojtari nuk po gjen shumë hapësira te ekipi gjerman, prandaj mundësitë që ai të luajë në një skuadër italiane që nga janari janë reale. Hyka mund të kalojë në formë huazimi me të drejtë blerjeje përfundimtare dhe dy skuadra nga Seria A janë vënë në ndjekje të tij. Javën e ardhshme priten zhvillime të reja.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›