E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Kryqi i Kuq Shqiptar: Donatorët po na mbështesin në ndihmën

Tiranë, 15 Janar NOA - Pak ditë pasi Kryqi i
Kuq Shqiptar (KKSH) filloi operacionin e shpërndarjes së ndihmave në qarkun e
Shkodrës për 2.200 familje të prekura nga përmbytjet, operacion i mundësuar
prej ndihmës financiare të Federatës Ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të
Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, konkretizohen marrëveshje të reja me donatorë
të tjerë. Në këtë mënyrë

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
dhuron nëpërmjet USAID, 50.000 USD; Qeveria e Republikës Popullore të Kinës dhuron
nëpërmjet Kryqit të Kuq Kinez, 30.000 USD; Kompania e telefonisë celulare
VODAFONE dhuron 3.800.000 lekë.

Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhuron pako
ushqimore dhe medikamente në një vlerë prej rreth 14.000 U$D.

Pikërisht nga ndihmat e Gjysmëhënës së Kuqe
Turke u shpërndanë sot pako ushqimore për 50 familje të lagjes Livadhe të
qytetit të Shkodrës.

Mësohet se nesër operacioni i shpërndarjes së
ndihmave do të vazhdojë në fshatrat Kuc dhe Vukatan të Komunës Gur i Zi.

Kryqi i Kuq Shqiptar shpreh mirënjohjen më të
thellë për mbështetjen e donatorëve që kontributin e tyre për zbutjen e
pasojave të shkaktuara nga katastrofa, e materializojnë nëpërmjet bashkëpunimit
me Kryqin e Kuq Shqiptar, - tha në një reagim publik, Artur Katuci, Koordinator
i Komunikimit në KKSH.

e.l/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›