E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, Olli : Verifikimi i dëmeve, brenda 2 javësh

SHKODËR- Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli, deklaroi sot verifikimi i dëmeve të shkaktuara nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës do të përfundojë brenda dy javëve. Olli theksoi se komisionet me ekspertë dhe përfaqësues të qeverisjes vendore kanë nisur sot punën në terren duke verifikuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e javëve të para të janarit. Proçesi do të drejtohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër dhe kryetari i grupit të punës për çdo njësi vendore do të jetë përfaqësuesi i Këshillit të Qarkut Shkodër, ndërsa kordinatorët e këtyre grupve do të jenë përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile. "Ne duam një proces komplet transparent, ku të gjithë pjesëtarët dhe drejtuesit e komisioneve përkatëse në bashkëpunim me familjet e dëmtuara duhet të vlerësojnë atë që është dëmtuar vërtet me ato çmime që janë efektiv në tregun shqiptar sot dhe për të plotësuar ato nevoja dhe kërkesa që kanë banorët e zonave të përmbytur", theksoi Olli. Sipas zotit Olli, dëmshpërblimi i banorëve do të bëhet me numër llogarie bankare, siç janë ligjet dhe rregullat, gjë që shmang çdo lloj keqkuptimi me banorët. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›