E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Grup pune për vlerësimin e dëmeve në Shkodër

TIRANE- U ngrit sot grupi i punës për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Ky grup do ti vijë në ndihmë Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile. Në një deklaratë për shtyp Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njofton se është ngritur një grup pune për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut e përmbytjet në qarqet e Shkodrës e Lezhës.Vendimi është marrë nga vetë ministri Dritan Prifti, ndërsa ky grup do të veprojë si pjesë përbërëse e grupeve të tjera të punës, duke u vënë në dispozicion të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile. METE gjithashtu bën të ditur edhe emrat e anëtarëve të këtij grupi: Admir Golemi OSSH Mirsad Zagani OSSH Rajmond Tole OSSH Bledar Dizdari OSSH Naim Muca OST Shkëlzen Behari OST Xhovalin Nika OST Mysafer Babaj OST Kujtim Kumanova IQT Gjovalin Dajci IQT Agim Galica IQT Llesh Marku IQT(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›