E Diel, 1 Nëntor 2026

U vra në sy të fëmijës, zbardhet ngjarja ku mbeti i vrarë Arben Goga

Vrasja e Arben Gogës në afërsi të ish-parkut të autobusave në Tiranë ka ndodhur në para syve të bashkëshortes dhe fëmijës së tij. Sipas policisë sherri i cili nisi në linjën e autobusëve Tiranë - Ndroq ka përfunduar me një viktimë dhe një të arrestuar.
Kështu sipas shoferëve dhe faturinove të kësaj linje gjithë kjo ngjarje që nga sherri e deri në vrasjen e 37-vjeçarit ka ndodhur në prani të bashkëshortes dhe fëmijës së tij. Sipas tyre Goga ka qenë së bashku me gruan dhe fëmijën dhe teksa ka hipur në autobus është ndeshur me autorin e dyshuar të këtij krimi Nezir Malliku i cili e ka ofenduar për shkak të një vendi në autobus. Kështu viktima për të shmangur grindjen e tepërt ka dalë nga autobusi në stacionin në afërsi të ish parkut të autobusëve. Por ky veprim është parë nga 42 vjeçari i cili e ka ndjekur nga pas dhe e ka qëlluar në fyt me biçak duke e lënë të vdekur në vend. Më pas rreth 150 forca policie të kryeqytetit kanë bërë të mundur arrestimin e Manllikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›