Përmbytjet, Posta dhe Telekomi i Kosovës ndihmon Shqipërinë me 10 mijë euro

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) ka ofruar 10 mijë euro për të ndihmuar zonat e prekura nga përmbytjet në Shkodër, ndërsa për një muaj qytetarët do të kenë mundësi që përmes thirrjeve telefonike dhe sms-ve, të cilat do të kushton nga 0,50 euro, të ndihmojnë banorët shqiptarë që janë dëmtuar nga përmbytjet.
Shyqri Haxha, drejtor ekzekutiv i PTK-së, gjatë një konference për shtyp thekosi të hënën se PTK-ja me këtë ndihmë i është bashkangjitur qeverisë së Kosovës, që të kontribuojë sado pak në zbutjen e gjendjes së banorëve të Shqipërisë, të cilët janë dëmtuar nga përmbytjet
Ai shtoi se kjo është një ndihmë që me të vërtet do të kontribuojë në zbutjen e gjendjes në të cilën është përfshirë Shqipëria dhe këta numra që sot lansohen do të qëndrojnë një muaj, dhe të gjitha këto mjete të grumbulluara do të dedikohen 100 për qind si ndihmë në Shqipëri.