E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Spanja nuk ka plane për Ballkanin

Për kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski nuk është befasues fakti që në axhendën e Spanjës, e cila në këtë 6 mujor kryeson BE-në, nuk figuron askund Ballkani. Sipas tij, me rëndësi do të jetë gjetja e zgjidhjes për mosmarrëveshjet me emrin me Greqinë, si një nga pengesat kryesore të Maqedonisë në rrugën e integrimit euro-atlantik. Gruevski edhe njëherë ka theksuar se qeveria është e fokusuar në këtë drejtim por me kusht që të mos cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare.
"Në përgjithësi kryesimi spanjoll nuk mund të bëjë diçka të veçantë apo kushedi se çfarë përderisa nuk lëvizin proceset në drejtim të çështjes që e hapi Greqia, bërjes problem të emrit tonë dhe ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë pasi kemi dy bllokada të mëdha atë në Bukuresht dhe atë në Bruksel në NATO dhe BE", ka thënë ai.
Ditë më parë kryeministri spanjoll Zapatero prezantoi prioritet e Spanjës për 6 mujorin e presidencës së BE-së. Në to përmendet rimëkëmbja ekonomike e Eurozonës, çështjet ekologjike pas samitit të Kopenhagenit si dhe përforcimi i marrëdhënieve me vendet e Amerikës Jugore, veçanërisht Kuba. por askund nuk përmendet çështja e emrit të Maqedonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›