E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intelektualët serbë kërkojnë referendum për në NATO

Një grup prej 200 intelektualësh serbë i kanë kërkuar sot Kuvendit të Serbisë që të shpallë referendumin për anëtarësimin e vendit në NATO.
Në letrën e tyre, intelektualët e kanë argumentuar mbajtjen e referendumit me qëndrimin se Organizata e Atlantikut të Veriut ishte ajo që i dha pavarësinë Kosovës.
"Kosova e pavarur është vepër e NATO-s, e cila krijoji këtë shtet fals ku dhe vendosi pushtetin e saj të pakontestueshëm", thuhet në letër.
Letra në fjalë mban firmat e shkrimtarit nacionalist Metija Beckoviç, ish-kryeministrit Vojisllav Koshtunica, regjisorit Emir Kusturica, mitropolitit radikal Amfilohije, si dhe të peshkopeve Artemie dhe Atanasije.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›