E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce, vdes nga gripi mesuesja 54-vjecare

Nje mesuese 54-vjecare nga qyteti i Korces, ka humbur jeten dje per shkak te gripit. Sipas mjekeve te ketij spitali, gruaja ka shkuar ne gjendje te rende shendetesore per te kerkuar ndihme mjekesore, ndersa bluzat e bardha nuk kane pasur mundesi te ofrojne kurim per te, pasi ajo ka humbur jeten mbremjen e kaluar ne sanatoriumin e Korces. Sipas drejtorit te Sherbimit Spitalor te Korces, Mishel Papakozma, pacientja ishte paraqitur me ftohje te rende, por dhe simptoma te ngjashme me ato te gripit te derrit.
Analizat
Mjeket dyshuan per gripin e derrave, por analizat e bera mbremjen e djeshme ne laboratorin e Institutit te Shendetit Publik, nuk kane mundur te konfirmojne kete lloj virusi. "Analizat e kryera kane vertetuar se ka qene grip, por nuk eshte percaktuar nese eshte virusi H1N1. Te tjera analiza do te kryhen gjate dites se premte, per te percaktuar virusin qe shkaktoi vdekjen e gruas nga Korca", ka pohuar per "Koha Jone" drejtori i ISHP-se, Alban Ylli. Mjeket e spitalit te Korces nuk kane qene te sigurt per vdekjen e gruas, ndaj edhe mostrat jane derguar per analiza ne kryeqytet. Sipas mjekeve viktima ishte me profesion mesuese dhe fillimisht ka pasur simptoma te gripit te zakonshem stinor. Ne momentin e pare ajo ishte diagnostikuar me ftohje te rende, por me pas eshte konstatuar gjendja gripale. Deri tani 11 persona kane gjetur vdekjen nga gripi i derrit ne Shqiperi. Shumica e tyre ka qene e moshes rreth 50 vjec dhe me probleme te tjera shendetesore.
Shtatzenat
Mjeket e spitalit te Sanatoriumit dhe ata te maternitetit "Koco Gliozheni", kane mundur te shpetojne jeten e dy grave shtatzena, te cilat ndodheshin ne gjendje te rende. Te shtruara prej disa ditesh ne spitalin e semundjeve te mushkerive "Shefqet Ndroqi" dy shtatzenat kane mundur te dalin nga rreziku, po keshtu edhe dy fetuset e tyre. Burime nga Ministria e Shendetesise kane pohuar se gjendja e dy grave ka qene vertet serioze, por mjeket e materniteti dhe ata te Sanatoriumit kane bere te mundur qe te dyja pacientet aktualisht, te jene ne nje situate normale. Ato perseri jane duke u mbajtur ne reanimacionin e Sanatoriumit nen kontroll te rrepte mjekesor. Specialistet thone se virusi do te qarkulloje dhe per pak jave ne vendin tone, nderkohe qe popullsia duhet te ndergjegjesohet per vaksinimin.
Situata e gripit te derrave
Numri i te prekurve te konfirmuar zyrtarisht me virusin e gripit te derrave, ka arritur ne 418 persona. Nje pjese e tyre jane ne gjendje te rende shendetesore ne trajtimin intensiv te mjekeve ne Sanatoriumin e Tiranes. "Kemi 3 raste te tjera te renda. Ne kryejme analizat vetem tek rastet e renda", shprehet drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli. Por ndonese virusi vazhdon te perhapet, si mjeket dhe qytetaret hezitojne te injektojne vaksinen kunder tij. Sipas Alban Yllit, nga 10 mije doza te shperndara, vetem nje pjese e vogel e tyre eshte perdorur. Nderkohe per sa i perket pandemise, drejtuesit e Ministrise se Shendetesise pohojne se ajo eshte nga me te lehtat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›