Demollari: Talenti duhet zbuluar
Sipas nje prej ish-lojtareve te shquar te kombetares, ka mjaft lojtare premtues, brenda dhe jashte vendit
Sulejman Demollari, nje nga legjendat e futbollit shqiptar drejton aktualisht ekipin kombetar U-15. FSHF krijoi edhe nje ekip me te ri per ekipet e moshave U-15 dhe Demollari i cili ka drejtuar me pare edhe kombetaren tone, shprehet entuziast me punen e deritanishme. "Ne nje kohe fare te shkurter kemi zhvilluar ndeshje te shumta, si dhe disa turne nderkombetare", - shprehet Sulejman Demollari, ne nje interviste per "Koha Jone". Demollari thote se ka nje numer te konsiderueshem me lojtare qe premtojne per suksesin e ekipit tone kombetar:
Ishit ne nje turne, me femije te moshave ne Greqi ne ndjekje te talentit...
-Talenti duhet zbuluar dhe me tej orientuar drejt ekipeve, deri sa te konfirmohet dhe te kontribuoje sic duhet ne radhet e kombetares. Nese nuk zbulohet ne kohe, atehere gjasat jane te shkoje dem dhe pasojat bien mbi ekipin kombetar, per nje sukses te mundshem ne arenen nderkombetare. Aktualisht jemi duke bere kete pune, qe te perfshijne sa me teper talente te se ardhmes. Kjo eshte nje nisme shume e mire. Ne Greqi prinderit e lojtareve shqiptare na kane pergezuar per kete gje. Na thane se e kane ndjere veten me prane Shqiperise. Prandaj edhe ne kemi menduar qe te vezhgojme ne te ardhmen lojtare te tjere, ne Itali dhe vende te tjera, per t'i bashkuar me kombetaren dhe vendin e tyre.
A konstatoni se vendi yne ka lojtare premtues, brenda dhe jashte vendit?
-Per fat te mire duhet te them se vendi yne ka mjaft talente. Ne Shqiperi dhe nga ata qe jetojne jashte, kemi konstatuar se talenti jo vetem ekziston, por edhe deshira dhe vullneti i madh i femijeve per futbollin eshte i tille. Ky fakt na ben qe te jemi optimiste per te ardhmen. E thashe qe ekipi U-15 eshte krijuar gjate koheve te fundit me qellim qe te perfshije sa me shume lojtare te rinj ne moshe. Futbollisti kur e ndjen veten pjese te kombetares ne kete moshe, merr pergjegjesi me te madhe per te ardhmen, duke dhene shenja optimiste per nje kontribut te cmuar.
Cili eshte ndryshimi mes lojtareve e ekipeve qe drejtoni aktualisht dhe kohes kur niset karrieren tuaj?
-Ne kohen tone futbolli ka qene disi me i organizuar. Femijet e pasionuar pas futbollit beheshin pjese e klubit dhe nepermjet ekipeve zinxhire organizohej gjithcka, deri edhe ne kombetare. Sot gjendja eshte me e komplikuar. Klubet nuk funksionojne si me pare, por nje pjese e mire e shqiptareve ndodhen jashte. Shume nga lojtaret qe mund te behen pjese te kombetares kane lindur ne vend te tjera dhe kerkohet nje vemendje tjeter e posacme per t'i zbuluar dhe afruar prane ekipeve kombetare.
Behet fjale per nje nisme te re?
-Po dhe ka te bej me afrimin e lojtareve qe ne moshe te re prane kombetares. Jemi pikerisht ne kete faze, qe ka nisur dhe po ecen me sukses. FSHF ka investuar dhe per kete arsye ne po shohim lojtare te se ardhmes ne vende te ndryshme evropiane.
Intervistoi: Aranit Muraci