Përmbytjet, Ruli: Mbyllet faza e parë e vlerësimit të dëmëve
SHKODER- Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli e ka konsideruar të mbyllur fazën e parë të vlerësimit të dëmeve ndërsa theksoi se në rast të kontestimit të banorëve procesi i verifikimit do të kryhet nga e para aty ku ka kundërshtime.
Deri më tani sipas Rulit, janë vlerësuar 4213 banesa, ndërsa 718 të tjera vazhdojnë të mbeten në procesin e verifikimit. Vazhdimi i presencës së madhe të ujit ka izoluar punën në zonat Dajc, Pentar, Cas dhe Luarze për shkak edhe të vazhdimit të rreshjeve të shiut.
Fillimisht Ruli është ndalur në komunën e Bushatit, ku tha se katastrofa u arrit të shmangej, por reshjet e vazhdueshme të shiut që po bien gjatë këtyre ditëve vazhdojnë të mbeten problem, pasi ndikojnë në fryrjen e lumenjve, ndonëse sipas tij, situata po monitorohet vazhdimisht.
(e.n/BalkanWeb)