E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Linja e interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë, brenda këtij viti

TIRANE- Linja e interkonjeksionit 400 kilovolt Tiranë-Podgoricë do të përfundojë brenda këtij viti. Ky fakt është bërë i ditur nga ministri prifti pas takimit të zhvilluar me homologun malazez. Linja e interkonjeksionit me Malin e Zi do të ulë kostot e shkëmbimeve të energjisë elektrike mes dy vendeve. Projektet e përbashkëta në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës janë diskutuar edhe gjatë takimit që ministri malazez i Ekonomisë zhvilloi me kryeministrin e vendit Sali Berisha.

“Kemi folur për shumë projekte të përbashkëta, për linjën e transmetimit të energjisë 400 kilovolt, për të cilën të dy palët Shqipëria dhe Mali i Zi kanë dhënë garancinë se linja përfundon brenda këtij viti, për të mundësuar tramnsmetim më të lirë të energjisë mes dy vendeve dhe një rrugë për të shtuar shkëmbimet tona të import-eksportit” theksoi Prifti.

Ministri i energjetikës i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit. Ai ka shpjeguar se nuk bëhet fjalë për kufizime por për ndërprerje si pasojë e defekteve në rrjet.

“Kufizimet sporadike të ditëve të fundit për shkak të defekteve dhe jo kufizime nga OSSH të planifikiuara. Kanë qenë ndërprerje të shkurtra 2-3 orë sa është bërë i mundur riparimi i defekteve” tha Prifti.

Ministri ka përgënjeshtruar edhe projektin e centralit bërthamor. Ai ka deklaruar se nuk ekziston asnjë projekt i tillë në Shqipëri por po punohet për përpunimin e kuadrit ligjor mbi bazën e të cilit do të funksionojë edhe Agjencia Bërthamore.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›