Rrëshqitje masive dherash në Kryevidh, 38 banesa në rrezik
KAVAJE- Rrëshqitje masive dheu në komunën e Kryevidhit në Kavjë. Vetëm gjatë orëve të natës 38 banesa u vunë në rrezik shembje në fshatrat Stërbeg, Sardush dhe në qendrën e komunës Kryevidh. Më të rrezikuar janë banorët e lgjes Qoshe në fshatin Sterbeg,ku toka vazhdon të ketë tendencën e rrëshqitjes ndërsa dhjetra banesa janë krisur nga rrëshqitja e dherave.
Kreu i komunës jep alarmin duke u thënë banorëve të zonës të vetëevakuohen ose ndryshe do të kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për evakuimin, por këta të fundit thonë se nuk kanë ku të shkojnë.
Sipas kreut të komunës, Arben Hajdini rrëshqitja e dheut ka rreth 2 vjet që po rrezikon fshatrat në Kryevidh. Nëse dy ditë më parë në fshatin Stërbeg rrezikoheshin vetëm 5 shtëpi, me lëvizjen e një nate më parë të dherave numri i shtëpive të rrezikuara vetëm në këtë fshat ka shkuar në 15 ndërsa në të gjithë komunën 38.
Në vendin e ngjarjes, aty ku duket se është dhe qëndra e rrëshqitjeve masive mësohet se ndodhen dhe përfaqësues të emergjencave civile por dhe specialistë të gjeologjisë të cilët bëjnë me dije se rreshjet e kësaj jave që duket se nuk do të ndalin pritet ta rëndojnë më shumë situatën në Kryevidh.
(e.n/News24/BalkanWeb)