2010-a, 55 detyrat e vështira të qeverisë “Berisha 2”
Janë 55 detyra, që për nga vetë rëndësia, konsiderohen të vështira, por për qeverinë “Berisha” janë tërësisht të realizueshme përgjatë mandatit të ri 2009-2013. Synimi i parë është ai që ka të bëjë me çështjen më jetike të shqiptarëve, atë të heqjes së vizave dhe lëvizjen e lirë. Pikërisht, 2010-a nis me angazhimet e qeverisë për mundësimin e liberalizimit të vizave dhe paralel me të edhe objektivi i qartë për hapjen e negociatave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Por, dhjetëra reforma që do të kenë ndikim drejtpërdrejt tek qytetarët shqiptarë, janë projektuar nga qeveria e kryesuar nga z. Berisha. Konkretisht, investimet në infrastrukturë, në fushën e arsimit, shëndetësi, reforma e pagave dhe pensioneve, e punësimit të shqiptarëve, lufta pa kompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, investimet në çdo fshat të vendit, pa lënë pas dore në asnjë rast sektorin e turizmit. Barazim pensioneve të fshatit me ato të qytetit, hapja e 160 vendeve të reja të punës, sigurimi 24 orë i ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike, ndërtimin e mijëra km rrugë, ujësjellësve, kanalizimeve, shkollave dhe spitaleve, rritje të ndihmës sociale mbi 2 dollarë në ditë brenda vitit 2010 janë disa prej sfidave të qeverisë së PD-së. Të gjitha janë premtime të qeverisjes së Partisë Demokratike, të cilat kane një afat kohor për përmbushjen e tyre, po aq sa dhe mandati i dytë 2009-2013.
Integrimi
Për mandatin 2009-2013, premtimi i qeverisë së Partisë Demokratike është:
• Heqja e sistemit të vizave me BE-në brenda qershorit 2010
• Hapja e negociatave për anëtarësim të plotë në BE
Punësimi
Ulje të papunësisë në mesataren e 6 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian:
• Do të hapen 160 000 vende të reja pune në:
o Ndërtimin e 104 hidrocentraleve
o Ndërtimin e mijëra km rrugë, ujësjellësve, kanalizimeve
o Ndërtimin e shkollave dhe spitaleve
o Ndërtimin dhe funksionimin e porteve dhe aeroporteve të reja
o Ndërtimin e 6 parqeve të reja industriale në Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Fier
o Ndërtimin dhe shërbimin në dhjetëra resorte turistike
Infrastruktura
• Sigurimin 24 orë ujë për të gjitha familjet shqiptare
• Ndërtimin e akseve më të shkurtra kombëtare si Boshti i Jugut, Tiranë-Elbasan-Berat-Kuçovë-Tepelenë, Rrugën e Arbrit, Bulqizë-Tiranë, Fierzë-Koman, Konispol-Sarandë, Vermosh-Shkodër, Qafë Plloçë-Qukës
• Sigurinë që çdo qytet në Shqipëri të lidhet me rrugën më të shkurtër me Tiranën
• Çdo komunë të jetë jo më shumë se 15 minuta larg me makinë nga rruga kombëtare
• Çdo fshat do të jetë i lidhur me komunën me rrugë të asfaltuar
Pagat dhe pensionet
• Vazhdon rritja e rrogave në të gjithë sektorët e administratës, duke kaluar 6 vende anëtare të BE-së
• Barazim pensioneve të fshatit me ato të qytetit
• Garanton pensione më të larta se në 6 vende anëtare të BE-së
• Rritje të ndihmës sociale mbi 2 dollarë në ditë brenda vitit 2010
Investimet në fshat
• Siguron që çdo komunë të jetë jo më shumë se 15 minuta larg me makinë nga rruga kombëtare dhe çdo fshat do të lidhet me komunën me rrugë të asfaltuar
• Të rrisë investimet në zonat rurale me 600 për qind, duke ndihmuar familjet, fermat dhe bizneset.
• Të rrisë financimin e granteve për prodhimin bujqësor, përpunimin e prodhimit dhe agrobiznesin
• Të vazhdojë subvencionimin e naftës dhe imputeve për sipërfaqe të mbjellë
• Të japë kredi pa interes
• Të krijojë mundësinë e tregtimit të produkteve bujqësore në tregjet rajonale e ndërkombëtare
• Të financojë mbjelljen e 20 milionë rrënjëve ulliri
Arsimi
Buxheti për arsimin do të rritet në 6% të GDP-së
• Rrogat e arsimtarëve do të rriten më shumë se në 6 vende të BE-së
• Do të ndërtohen dhe rindërtohen të gjitha shkollat e vendit me standarde evropiane
• Të gjithat tekstet e 9-vjeçares dhe të shkollës së mesme do të jenë gratis për të gjithë fëmijët në nevojë
• Çdo fëmije që mbaron klasën e nëntë, do t’i krijohen të gjitha mundësitë financiare për të vazhduar shkollën e mesme
• Çdo i ri që mbaron shkollën e mesme, do të ketë të gjitha mundësitë të vazhdojë universitetin
• Do të hapen shkolla profesionale të standardit evropian në mbarë vendin
• Do të inkurajohet sektori privat në arsim me heqje taksash dhe lehtësira të tjera
Shëndetësia
• Buxheti për shëndetësinë do të rritet me 60%
• Rrogat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten më shumë se në 6 vende të Bashkimit Evropian
• Do të inkurajohet sektori shëndetësor privat nëpërmjet lehtësirave fiskale
• Do të investohet për teknologji moderne për spitalet tona dhe qendrat shëndetësore
• Do të luftohet me zero tolerancë korrupsioni në shëndetësi
• Do të ofrohet paketë rimbursimesh për barnat dhe kujdesin shëndetësor gjatë shtatzënisë.
• Do të ofrohet paketë ekografike falas për shtatzëninë
Lufta kundër korrupsionit
• Zvogëlim të qeverisë dhe ulje më tej të shpenzimeve
• Do të ristrukturohet sistemi i regjistrimit të pasurive të patundshme dhe komisionet e kthimit e kompensimit të pronave për të garantuar të drejtën e pronës dhe për të luftuar korrupsionin
• Do të shtrihet në të gjitha nivelet dhe përmirësojmë procesin e tenderimeve online
• Do të reformohen të gjitha procedurat në të gjithë sektorët, ku shfaqen ende fenomene korrupsioni
Turizmi
• 24 orë ujë për të gjitha qytetet bregdetare
• Ndërtimin e impianteve të pastrimit që asnjë pikë uji i ndotur të mos derdhet në detet dhe liqenet tona
• Landfille për trajtimin e mbetjeve urbane për çdo qytet bregdetar
• Ndërtimin e terminalit të pasagjerëve në Durrës dhe Sarandë
• Ndërtimin e portit të Durrësit, Vlorës dhe Shëngjinit
• Ndërtimin e aeroporteve të Vlorës dhe Sarandës
• Infrastrukturë moderne për të gjitha zonat bregdetare
• Ndërtimin e rrjetit rrugor Velipojë-Ksamil
• Ndërtimin e resorteve turistike më ekologjike në Evropë
• Ndërtimin e dhjetëra marinave
• Hapjen e shkollave të turizmit në të gjitha zonat bregdetare