Përmbytjet, Shërbimi Social evidenton 700 familjet e para në nevojë

Tiranë, 24 Janar
NOA - Inspektorët e Shërbimit Social Shtetëror kanë evidentuar këtë javë
familjet e para të cilat do të futen menjëherë në skemën e ndihmës ekonomike,
pasi gjendja e tyre sociale pas përmbytjeve është mjaft e rëndë.
Burime zyrtare
nga drejtoria e përgjithshme e Shërbimit Social i thanë agjencisë së lajmeve
NOA se, rreth 700 familje janë evidentuar deri më sot, por kjo shifër nuk është
përfundimtare dhe të dhënat janë operative.
Sipas nëndrejtorit
të Shërbimit Social Shtetëror, Leonard Strazimiri, rreth 1700 familje janë
gjithsej të përmbytura në zonën e Nënshkodrës, prej të cilëve ka dalë dhe kjo
shifër.
Ne presim në ditët në vazhdim të konkludojmë shifrën përfundimtare për të
llogaritur dhe fondin që do të duhet
Në ditët e para të
kësaj jave pritet të deklarohet numri zyrtar i familjeve në zonën e Nënshkodrës
të cilët u prekën nga vërshimi i ujërave të hidrocentralit të Fierzës duke
humbur gjithë ekonominë e tyre familjare, përfshi dhe shtëpitë.
b.m/NOA