Permbytjet, Urgjencat: Lindjet në kushtet e shtëpisë
13/12/2010 Analizat për ujin e pijshëm dy herë në ditë, rënia e temperaturave shton gjendjet gripale
Tashmë të gjitha qendrat ku ofrohet kujdesi mjekësor janë pajisur me paketën e 30 medikamenteve të urgjencës
Pavarësisht kushteve të rënduara, asistenca mjekësore për familjet e prekura nga përmbytja në Shkodër do të vijojë të jetë në gjendje gatishmërie. Sipas të dhënave të raportuara, mjekët janë shpërndarë në të gjitha zonat e prekura nga fatkeqësia, ku nëpërmjet një grafiku të përcaktuar po ofrojnë kujdesin e specializuar. Në këto kushte të vështira, autoritet shëndetësore bëjnë të ditur se ka pasur edhe raste urgjence, veçanërisht ato të lindjeve, të cilat janë realizuar në kushtet e shtëpisë. Ndërkohë që stafe të tjera mjekësore po monitorojnë vazhdimisht situatën në zonat ku janë përqendruar të evakuuarit, pasi për shkak të përqendrimeve masive dhe rënies së temperaturave janë shtuar edhe virozat dhe gjendjet gripale të stinës. Njëkohësisht, për të shmangur shpërthimin e epidemive, strukturat e shëndetit publik po monitorojnë vazhdimisht edhe ujin e pijshëm.
Rastet e urgjencës
Një tjetër rast i vështirë është regjistruar gjatë mëngjesit të djeshëm, ku një nënë e re ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Raportimet e bëra nga strukturat mjekësore pohojnë se fëmija është djalë me peshë 3 kg e 100 gr, si dhe ka ardhur në jetë pas një lindjeje normale në qendrën shëndetësore të Velipojës. Njoftimi nga familjarët është dhënë rreth mesnatës dhe me ndihmën e stafit të qendrës shëndetësore nëna ka lindur rreth orës 02:15 të mëngjesit të djeshëm. Megjithatë, lindja pohohet se ka qenë e vështirë, për shkak të faktit se nëna ndodhej në muajin e tetë të shtatzënisë. Kështu, për këtë grua që ndodhej në muajin e 8 të shtatzënisë, transporti për në spital ishte i pamundur, për shkak të gjendjes shëndetësore të saj dhe kushteve të vështira nga përmbytja. Për këtë, autoritetet shëndetësore në Shkodër kanë marrë masa për mbërritjen në rrugë detare të një mamie dhe mjeku obstetër nga Lezha, të cilët kanë mbërritur në qendrën shëndetësore të Velipojës për të asistuar lindjen. Nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë, ndërkohë që më pas janë transportuar drejt spitalit të Lezhës me helikopter për një trajtim më të specializuar. Ndonëse uji ka pësuar tërheqje, situata mbetet ende në stadin e emergjencës, pasi një pjesë e konsiderueshme e poliklinikave që ofrojnë kujdesin mjekësor për banorët e këtyre zonave gjenden jashtë funksionit. Konkretisht qendrat me të rrezikuara janë ato të komunës Dajç, Velipojë, Ana e Malit, Bushat, Guri i Zi, fshati Kuç. Pastaj janë qendrat e qytetit: ajo numër 1 dhe 4. Kreu i sigurimeve shëndetësore rajonale të këtij qarku ka pohuar se janë marrë të gjitha masat, në radhë të parë me barnat e urgjencës që i disponon secila qendër, ku flitet për një paketë prej 30 llojesh të ndryshme medikamentesh, të cilat janë në gjendje gatishmërie.
Kontrolli i ujit
Për të shmangur shpërthimin e epidemive, strukturat e shëndetit publik po monitorojnë ujin e pijshëm në të gjitha zonat e prekura. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, vazhdon monitorimi i ujit të pijshëm nga autoritet rajonale shëndetësore të Shkodrës, duke marrë mostrat e tij dy herë në ditë në pikat e përcaktuara të cilat kanë ujë, si dhe marrja e mostrave në të gjitha ato raste kur dyshohet ose kur ka një informacion nga qytetarët për probleme në lidhje me ujin e pijshëm. Në të gjitha monitorimet e bëra rezulton që klori është brenda normave të miratuara. Megjithatë, banorët tashmë janë këshilluar që më parë të ziejnë ujin, të cilin do të konsumojnë, pasi në këto kushte do të jenë edhe më të mbrojtur.