Polici i burgut qëllon me pistoletë 20-vjeçarin
10/12/2010 E plagos, largohet nga vendi i ngjarjes. Policia e ndalon së bashku me kushëririn
DURRES- Një efektiv i policisë së burgut të Fushë-Krujës akuzohet për krimin e vrasjes së mbetur në tentativë dhe të mbajtjes pa leje të armëve e municioneve. Shtetasi Artur Gjoka 32 vjeç, polic tek Institucioni i Ekzekutimit të Veprave Penale është shpallur në kërkim së bashku me 36-vjeçarin Altin Gjoka. Efektivi i policisë akuzohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të shtetasit me inicialet E. D 20 vjeç, të cilin e ka plagosur, ndërsa është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja
Nga pohimet zyrtare të policisë së Durrësit thuhet se plagosja e të riut ka ardhur pas një grindje të tij me 32-vjeçarin. Në kohën e plagosjes polici nuk ka qenë me shërbim dhe sipas pohimeve nga policia e qarkut thuhet se ai nuk ka përdorur armën e punës gjë që e ka akuzuar Gjokën edhe për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve. Efektivi i burgut të Fushë-Krujës është shpallur në kërkim. Në çastet e sherrit së bashku me 32-vjeçarin Gjoka ka qenë edhe kushëriri i tij Altin Gjoka, i cili është akuzuar për të njëjtën vepër penale. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Ushtarak dhe jeta e tij është jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi e ka zënë në dorën e djathtë dhe se persona pranë vendngjarjes e kanë ndihmuar shumë shpejt, duke e transportuar atë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Pas marrjes së të dhënave në rrugë operative policia ka mundur të ndalojë kolegun e saj së bashku me personin që akuzohet si bashkëpunëtor, ndërkohë që ka bllokuar pistoletën, e cila mendohet se është arma e krimit.