Rebelimi i studentëve, nis sot greva e urisë deri në zgjidhjen e kërkesave
13/12/2010 Bojkoti i mësimit në Fakultetin e Mjekësisë
Rëndohet edhe më tej situata në Fakultetin e Mjekësisë. Pas heshtjes së marrë nga institucionet përgjegjëse, studentët e këtij fakulteti kanë vendosur që të përshkallëzojnë më tej bojkotin mësimor, duke u futur në grevë urie. Gjatë ditës së sotme, një grup prej 11 studentësh do të fillojnë në ambientet e fakultetit grevën e urisë kundër masave arbitrare që vetë drejtuesit e fakultetit po ndërmarrin. Sipas tyre, gjatë ditës së djeshme, sekretaria e dekanatit ka shpërndarë një mesazh, në të cilin detyronte përfaqësuesit e këshillit të senatit të fakultetit që të merrnin pjesë në një mbledhje të kërkuar nga kreu i këtij institucioni. Ndërkohë që përfaqësuesve të senatit u është bërë me dije në mesazh se, nëse nuk marrin pjesë, do të mbajnë përgjegjësi. Këto shkelje, sipas kreut të lëvizjes Taulant Muka, vijojnë të mbeten problematike, teksa është shprehur se e vetmja zgjidhje mbetet greva e urisë. Për këtë është zgjedhur edhe klasa, në të cilën 11 studentët do të ngujohen për të përshkallëzuar më tej protestën, e cila vjen si shkak i situatës problematike të krijuar prej vitesh në këtë fakultet. Pasojat fatale po bien mbi studentët. Janë vetë këta të fundit që pohojnë se në këtë fakultet nuk prodhohen më mjekë të specializuar, por vetëm sharlatanë. Përgjegjës për këtë problematikë bëhen drejtuesit e fakultetit si dhe një pjesë e stafit akademik, të cilët nuk realizojnë orët mësimore siç duhet. Në peticionin e studentëve, drejtuar edhe MASH-it, theksohet se ka departamente në të cilat nuk bëhet asnjë orë seminari apo praktike përgjatë gjithë ciklit. Edhe nëse bëhet, ajo nuk ka formën e një ore të vërtetë mësimi. Kërkohet më shumë disiplinë dhe angazhim nga ana e trupës pedagogjike në kryerjen e punës për të cilën ata paguhen. Po ashtu edhe mungesa e literaturës përbën një nga problematikat më shqetësuese. Gjithashtu kërkohet edhe krijimi i kontratave të reja me qendra spitalore, ku mund të bëjnë praktikat studentët e Fakultetit të Mjekësisë, zgjerimi i trupës pedagogjike dhe riorganizimi i punës përgjatë cikleve klinike me një numër më të vogël studentësh. Njëkohësisht është kërkuar edhe vendosja e kritereve të hyrjes, ku studentët të kryejnë një provim seleksionues në fund të vitit të parë apo të dytë. “Nuk mund të ngelësh një student mjekësie në vitin e pestë. Kjo u mundëson studentëve jo vetëm të njohin më nga afër mjekësinë, por të luftojnë dhe të besojnë fort në zgjedhjen e tyre”. Ndërkohë që edhe biblioteka ka nevojë për shtim të literaturës.