Shqiptarët, laborator kokaine në Greqi,në Tiranë kapet trafikanti i hashashit
13/01/2011 Kokaina përpunohej e shitej në shtetin fqinj. Në kryeqytet u kap shitësi i hashashit
Një laborator kokaine që drejtohej nga dy shitësit e drogës shqiptare është zbuluar dhe shkatërruar nga oficerët e Antidrogës së skuadrës së Haidarit në Greqi, teksa në Tiranë kapet një organizator i trafikut të hashashit. Laboratori u gjet të hënën pasdite, në bazë të shndërruar në godinë të përshtatshme për një aktivitet të tillë. Policia kishte të paktën 10 ditë që i përgjonte dy shqiptarët, të cilët kishin të bënin me sasi të mëdha të kokainës në një vend në perëndim Atikës. Kërkimet e policisë u përqendruan në Haidari, ku u arrit të zbulohej vendndodhja e laboratorit të kokainës në një apartament lokal të zonës. Dy shtetasit shqiptarë të moshës 27 dhe 34 vjeç, janë vënë në arrest pasi policia, e cila gjeti rreth 1,5 kg kokainë në posedim të tyre. Gjithashtu janë konfiskuar një armë dhe një karikator që mbante 16 plumba, 1.450 euro, një makinë private, një motor dhe tre telefona celularë. Të dy do të paraqiten përpara një prokurori publik. Sakaq, në Tiranë u kap 39-vjeçari vlonjat Arshi Rrokaj, organizatori i trafikimit të 180 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, operacion i cili u finalizua pak ditë më parë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kufiri Ndarës”, i realizuar më datë 08 janar 2011, ku u sekuestrua sasia prej 180 kg Cannabis Sattiva dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Astrit Bekteshi.