E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpyllezimi ne Kine rrezik per jeten

Një zyrtar i lartë kinez informoi gjatë ditës se përparimi i shketëtirave mbi zonat e gjelbërta është shndërruar në një problem serioz, i cili i kushton që tani jetën shumë personave çdo vit dhe dëmton rëndë ekonominë bujqësore.

Nuk ekzistojnë statistika për fatalitetet e shpyllëzimit, por sipas ekspertit nëse asgjë nuk do të bëhet, Kina do të jetë shndërruar e gjitha në një shkretëtirë të madhe brenda tre shekujve të ardhshëm.

Liu Tuo, i cili drejton një institut që merret me problemin, ngriti zërin: “Autoritetet nuk po bëjnë asgjë për të luftuar në kohë fenomenin. Natyra nuk mund të luftohet brenda ditës dhe masat duhet të merren shumë kohë më parë, ndryshe do të jetë tepër vonë”.

Një e katërta e Kinës mbulohet nga shkretëtira apo pyje që janë duke u zhdukur për t’u zëvendësuar nga dunat e rërës. Fenomeni ka shkaktuar zhvendosje të shumta të krahut fshatar të punës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›