E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi uji arrin nivel rekord

Avionët ushtarakë po evakuojnë me shpejtësi banorët e qytetit prej 75 mijë banorësh të Rokhemptonit, ndërsa uji po rritet dhe ka arritur në disa zona nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë, raportuan sot autoritetet australiane.

Një rrezik të madh për shëndetin përmbëjnë ujrat e ndotur, ku janë vënë re shumë gjarpërinj. Tre persona kanë humbur jetën deri në këtë moment.

Kur u godit nga një përmbytje tjetër e madhe në vitin 1991, Rokhpemtoni mbeti një ishull i izoluar, por uji nuk depërtoi në qendër të qytetit. Gjatë mbrëmjes së sotme, pritet që lumi të kalojë edhe pengesat e fundit dhe të përmbysë zonën.

Më shumë se 200 qytete australiane janë nën ujë, ndërsa 200 mijë persona janë zhvendosur, nga një zonë me përmasa sa Franca dhe Gjermania së bashku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›